mbyllja e tregut ne vlore tregtaret protestojne futen me force brenda ambienteve te bashkise kerkojme zgjidhje konkrete 6978a4859d7fa

Mbyllja e tregut në Vlorë, tregtarët protestojnë, futen me forcë brenda ambienteve të bashkisë: Kërkojmë zgjidhje konkrete

January 27, 2026
1 minut lexim

Tregtarët e tregut të “madh në Vlorë” kanë dalë ditën e sotme serish në protestë përpara Bashkisë së Vlorës, pas takimit që zhvilluan një ditë më parë me kryetaren e bashkisë, Bruna Mersini.

Sipas tregtarëve, takimi nuk solli asnjë zgjidhje konkrete për problematikën e tyre.

Në shenjë revolte, tregtarët u futën me forcë brenda ambienteve të Bashkisë së Vlorës, duke kërkuar një përgjigje nga autoritetet vendore. Menjëherë në vendngjarje mbërritën edhe efektivët e Policisë së Shtetit për të monitoruar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e protestës.

Tregtarët nuk u pritën nga nënkryetarja e bashkisë Irena Toshkallari.

Pas një diskutimi me nënkryetaren e bashkisë, protesta u mbyll, ndërsa tregtarët deklaruan se do të qëndrojnë në tregun aktual deri në momentin që do t’u ofrohet një vend tjetër për ushtrimin e aktivitetit të tyre.

 


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

svitolina ne gjysmefinale te australian open 6978a3e69fb85
Lajmi i mëparshëm

Svitolina në gjysmëfinale të ‘Australian Open’

casino playzilla deutschland das beste und sicherste online casino fur deutsche spieler 6978a4b2a9b42
Lajmi i radhës

Casino PlayZilla Deutschland – Das beste und sicherste Online Casino für deutsche Spieler

Të fundit nga

ShkoLartë