mbyllet zyrtarisht procesi i votimit pjesemarrje e ulet 6910d794074f1

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët

November 9, 2025
1 minut lexim

Ora 18:00 ka shënuar zyrtarisht mbylljen e procesit zgjedhor në 5 bashki të vendit ku u mbajtën zgjedhjet e pjesshme vendore për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive.



473 qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 të mëngjesit, ndërkohë që në Vlorë, numri i qytetarëve me të drejtë vote është afro 172 mijë; në Berat mbi 82 mijë; në Cërrik afro 39 mijë; në Mat 29 mijë; ndërsa në Tepelenë 12 mijë. Opozita nuk ka propozuar asnjë emër politik, por ka mbështetur kandidatët e pavarur.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja ka qenë 18.72%, shifer kjo më e ulët krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.

Në Berat pjesëmarrja ka qenë 19.98% , në Vlorë 12.5%, në Cërrik 25% , në Mat 39.36%  dhe në Tepelenë 34.63% .

 

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

FB IMG 1762710799545
Lajmi i mëparshëm

Për tre ditë në Çair u grumbulluan 625 metra kub bërllog, komuna u pastrua cep më cep

moti me reshje shiu diell dhe vranesira gjate javes se ardhshme 6910d9bbc7b9e
Lajmi i radhës

Moti me reshje shiu, diell dhe vranësira gjatë javës së ardhshme

Të fundit nga

ShkoLartë