mbyllet tubimi ne tirane mijera shqiptare ne mbeshtetje te uck se 68f28513a1922

Mbyllet tubimi në Tiranë, mijëra shqiptarë në mbështetje të UÇK-së

October 17, 2025
1 minut lexim

Kryeqyteti i shqiptarëve u vesh sot për orë me radhë me ngjyrat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Qytetarë nga të gjithat trevat shqiptare u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, në protestën për mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-liderëve të saj që mbahen në qelitë e Hagës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.



Flamujt kuqezi mbushën sheshin kryesor të Tiranës, me protestuesit që mbanin në duar pankarta me thirrje kombëtare dhe për lirimin e ish-drejtuesve të UÇK-së.

Mes protestuesve kishte familjarë të luftëtarëve të rënë në këtë luftë, ish-luftëtarë dhe vetë djali i ish-presidentit të Kosovës, Endrit Thaçi.

Ish-luftëtari i UÇK-së, Abdulla Veseli, ngriti akuza ndaj shqiptarëve që, sipas tij, kanë spiunuar dhe kanë çuar në Hagë 4 ish-komandantët e UÇK-së, që, sipas tij, masakrat janë kryer nga serbët.

Ndërsa një delegacion i shqiptarëve të Preshevës që mbërriti në Tiranë në protestën në mbështetje të UÇK-së, kreu i Partisë Demokratike Shqiptare të Preshevës, Ragmi Mustafa, tha se ata duan t’i përçojnë një mesazh Hagës, duke mbështetur ish-presidentin Hashim Thaçi dhe kolegët e tij që, sipas tij, mbahen padrejtësisht në Hagë. “Liderët e UÇK-së janë burgosur pa prova, me akuza të fabrikuara në qarqet e errëta serbo-ruse”, kjo ishte kryefjala e çdo deklarate që erdhi nga sheshi kryesor i Tiranës, ku me radhë morën fjalën kreu i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, ish-prefekti i Tiranës, Ruzhdi Keçi, ish-Presidenti Alfred Moisiu dhe kreu i BDI, Ali Ahmeti.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

takimi trump zelensky presidenti ukrainas mberrin ne shtepine e bardhe 68f28207a4bab
Lajmi i mëparshëm

Takimi Trump-Zelensky, presidenti ukrainas mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

arrihet koalicioni i pare per balotazh ne prizren 68f287306ebaf
Lajmi i radhës

Arrihet koalicioni i parë për balotazh në Prizren

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë