mbyllet per qarkullim magjistralja ferizaj gjilan vershohet serish segmenti ne fshatin ne sojeve 697873a5e149d

Mbyllet për qarkullim magjistralja Ferizaj–Gjilan, vërshohet sërish segmenti në fshatin në Sojevë

January 27, 2026
1 minut lexim

Magjistralja Ferizaj–Gjilan është mbyllur për qarkullim në segmentin e fshatit Sojevë, si pasojë e vërshimit të trasesë së rrugës pas reshjeve të mbrëmshme të shiut.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur për median se grumbullimi i ujit në rrugë ka pamundësuar qarkullimin e automjeteve në këtë aks.

Aksi rrugor Ferizaj–Gjilan, në segmentin tek fshati Sojevë, për shkak të grumbullimit të ujit në rrugë, është i mbyllur për qarkullim”, ka deklaruar Veseli.

Ai ka shtuar se për të gjitha automjetet që udhëtojnë në këtë drejtim janë përcaktuar rrugë alternative.

“Të gjitha automjetet udhëzohen të shfrytëzojnë rrugën Ferizaj–Mirosal–Gjilan dhe anasjelltas”, ka theksuar Veseli.

Sipas Policisë, kjo nuk është hera e parë që ky segment rrugor vërshohet, pasi situata të ngjashme janë shënuar edhe gjatë reshjeve në fillim të këtij viti, si dhe vitin e kaluar, duke shkaktuar dëme në biznese dhe toka përreth.

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, për shkak të reshjeve të vazhdueshme dhe kushteve të vështirësuara atmosferike.

U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet aktuale të rrugës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

VLEN 1
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Siguri qytetare me tolerancë, “Safe City” nuk ndëshkon gabimin minimal!

selvija qan shpatin dashurine e perjetshme 697874b5545f4
Lajmi i radhës

Selvija qan Shpatin, dashurinë e përjetshme

Të fundit nga

Mbyllet përkohësisht aksi Ferizaj–Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se aksi rrugor Ferizaj–Gjilan, në segmentin tek fshati Sojev, është mbyllur për qarkullim për shkak të grumbullimit të madh të ujit në rrugë. Sipas njoftimit, mbyllja është
ShkoLartë