mbyllet burgu i bences rreth 100 punonjes mbeten pa pune 69171ab40a5e6

Mbyllet burgu i Bënçës, rreth 100 punonjës mbeten pa punë

November 14, 2025
1 minut lexim

Burgu i Bënçës ka mbyllur zyrtarisht dyert, duke shkaktuar një goditje të rëndë sociale dhe ekonomike për Tepelenën. Rreth 70% e punonjësve të institucionit kanë dhënë dorëheqjen, pasi nuk kanë përballuar transferimet e detyruara, ndërsa pjesa tjetër, rreth 30%, pritet të vijojë punën vetëm edhe për tre muaj të tjerë, deri në finalizimin e proceseve të mbylljes.



Në total, afërsisht 100 punonjës kanë mbetur pa vend pune, duke rritur shqetësimin për pasojat që ky vendim sjell për ekonominë e zonës. Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje mbi planet për rikualifikimin e stafit apo hapjen e vendeve të reja të punës në zonë.

Aktualisht po vijojnë procedurat e dorëzimit të godinës dhe transferimit të të dënuarve. Ende nuk ka informacion se çfarë destinacioni do të marrë objekti pas mbylljes, as nëse do të ketë alternativa punësimi për personelin e lënë pa punë. Mbyllja e burgut vjen në një periudhë kur Tepelena përballet me papunësi të lartë dhe largim të të rinjve drejt qyteteve të mëdha apo jashtë vendit.

Burgu i Bënçës, një institucion me histori mbi 60-vjeçare
I ndërtuar në vitet 1960, Burgu i Bënçës ka qenë një nga institucionet më të veçanta penitenciare në vend, me një kapacitet prej rreth 70 të dënuarish. Në periudha të ndryshme ai ka funksionuar si repart sigurie, ndërsa shpeshherë ka shërbyer si burg “rezervë” i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Gjatë dekadave, institucioni ka mbajtur të dënuar për vepra të ndryshme penale dhe është konsideruar një prej burgjeve më të njohura të jugut të vendit. Për Tepelenën dhe zonat përreth, ai ka qenë një punëdhënës i rëndësishëm, duke siguruar të ardhura të qëndrueshme për dhjetëra familje për shumë vite.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pas interesit te trump groenlanda miraton ligjin e ri vetem vendasit dhe shtetasit danez mund te blejne pasuri te paluajtshme 691717a5972f8
Lajmi i mëparshëm

Pas interesit të Trump Groenlanda miraton ligjin e ri, vetëm vendasit dhe shtetasit danez mund të blejnë pasuri të paluajtshme

uji nis te pastrohet pritet stabilizim i shpejte 69171ccebf86a
Lajmi i radhës

​Uji nis të pastrohet, pritet stabilizim i shpejtë

Të fundit nga

ShkoLartë