mbrojtja e gazetareve opozita kundershton projektin e qeverise per dekriminalizimin e shpifjes 6978dbb88b748

Mbrojtja e gazetarëve, opozita kundërshton projektin e qeverisë për dekriminalizimin e shpifjes

January 27, 2026
1 minut lexim

Ndryshimet në Kodin Penal, që pritet të miratohen në seancën e sotme plenare, përfshijnë dhe dekriminalizimin e pjesshëm të shpifjes për gazetarët.

Ky ndryshim i propozuar nga shumica socialiste, me synimin për t’u përshtatur me direktivat e Bashkimit Evropian, është kundërshtuar nga organizatat të medias dhe shoqërisë civile, të cilët kërkojnë dekriminalizim të plotë të shpifjes.

Edhe deputetja demokrate, Jorida Tabaku, kundërshtoi nismën e qeverisë, me argumentin se nuk është konsultuar.

Paketa e dërguar në parlament parashikon përjashtim penal vetëm për shpifjen.

Ai vlen për gazetarë “të regjistruar dhe të njohur”, teksa fyerja mbetet vepër penale si një rrugë alternative përndjekjeje dhe që ruan ende efektin frenues mbi shprehjen publike.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

labi albes je goma rezerve e limit 6978c912361c4
Lajmi i mëparshëm

Labi-Albës: Je goma rezervë e Limit

presidenti i barces i pakenaqur me levizjen 6978dc1552b9a
Lajmi i radhës

Presidenti i Barçës i pakënaqur me lëvizjen

Të fundit nga

ShkoLartë