mbreti charles jep lajme pozitive per betejen e tij me kancerin 693ca8b368792

Mbreti Charles jep lajme pozitive për betejën e tij me kancerin

December 13, 2025
1 minut lexim

Mbreti Charles III i Britanisë së Madhe përmes një video-mesazhi ka njoftuar për trajtimin w betejës së tij me kancerin, duke e përshkruar procesin e tij të shërimit si “një bekim personal”, duke lavdëruar gjithashtu “përparimet e jashtëzakonshme që janë bërë në trajtimin e kancerit vitet e fundit”.

“Sot jam në gjendje të ndaj me ju lajmin e mirë se falë diagnostikimit të hershëm, ndërhyrjes efektive dhe ndjekjes së ‘urdhrave të mjekut’, programi im i trajtimit ndaj kancerit mund të reduktohet në vitin e ri,” tha monarku britanik në një video të regjistruar paraprakisht për transmetimin Stand Up To Cancer në Channel 4, që bashkëpunon çdo vit me organizatën bamirëse Cancer Research UK.

Charles njoftoi në shkurt 2024 se i ishte diagnostikuar kancer pas një procedure në prostatë.

Edhe pse trajtimi i tij nuk ka përfunduar, një zëdhënës i Mbretit i tha CNN se “Madhëria e Tij ka reaguar jashtëzakonisht mirë ndaj trajtimit dhe mjekët e tij këshillojnë që hapat e ardhshëm do të kalojnë në një fazë parandaluese.”

Zëdhënësi shtoi se “kjo situatë do të monitorohet dhe rishikohet vazhdimisht për të mbrojtur dhe prioritetizuar shërimin e tij të vazhdueshëm.”

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kurti le te mos leshojme pe 693ca89e49cd2
Lajmi i mëparshëm

Kurti: Le të mos lëshojmë pe…

mot i ftohte dhe mjegull ne fundjave temperaturat zbresin ne 4c 693caf90dada5
Lajmi i radhës

Mot i ftohtë dhe mjegull në fundjavë, temperaturat zbresin në -4°C

Të fundit nga

Murseli merr drejtimin e FC Shkupit

Erkan Murseli është emëruar trajner dhe ka marrë përsipër drejtimin e FC Shkupit në një nga momentet më të vështira për klubin bardhekaltër. Sot, Murseli udhëhoqi edhe stërvitjen e parë të ekipit

Murseli merr drejtimin e FC Shkupit

Erkan Murseli është emëruar trajner dhe ka marrë përsipër drejtimin e FC Shkupit në një nga momentet më të vështira për klubin bardhekaltër. Sot, Murseli udhëhoqi edhe stërvitjen e parë të ekipit
ShkoLartë