Pas Samitit të fundit, Komisioni Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar kanë përfunduar negociatat për pjesëmarrjen e Mbretërisë së Bashkuar me programin Erasmus+ në vitin 2027.
Kjo pjesëmarrje pritet të ofrojë mundësi të rëndësishme në fushat e arsimit, trajnimit, sportit dhe rinisë, si për individët në Mbretërinë e Bashkuar, ashtu edhe për ata në Bashkimin Evropian, veçanërisht për gjeneratën e re. Komisioni Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar shprehin pritshmërinë që këto mundësi të bëhen të disponueshme së shpejti, transmeton Guardian.
Të dyja palët u shprehën të kënaqura që termat specifikë të marrëveshjes për pjesëmarrje, përfshirë marrëveshjet financiare të ndërsjella, përfaqësojnë një balancë të drejtë midis kontributeve të MB-së dhe përfitimeve që ofron programi, duke hapur rrugën për pjesëmarrjen e Mbretërisë së Bashkuar në program në 2027.
Komisioneri për Tregtinë i BE-së, Mars Sefçoviq, i cili ishte i përfshirë drejtpërdrejt në bisedime, e përshëndeti këtë hap të MB-së si një “progres të madh”, duke theksuar se kjo do të “forcojë lidhjet midis njerëzve” mes BE-së dhe MB-së, raporton KosovaPress.
Edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mirëpriti vendimin, duke thënë se ai do të “hapë derën për përvoja të reja të përbashkëta dhe miqësi të qëndrueshme”.
Burimi: botasot.info


