mbreteria e bashkuar refuzon bordin e paqes sekretarja britanike na eshte komunikuar se do te marre pjese edhe putini 69720f2cb48b4

Mbretëria e Bashkuar refuzon ‘Bordin e Paqes’, sekretarja britanike: Na është komunikuar se do të marrë pjesë edhe Putini

January 22, 2026
1 minut lexim

Mbretëria e Bashkuar nuk do të nënshkruajë traktatin e quajtur “Bordi i Paqes” të Presidentit amerikan Donald Trump, për shkak të shqetësimeve lidhur me përfshirjen e Rusisë, deklaroi sekretarja britanike e Jashtme, Yvette Cooper.

Duke folur për BBC nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, Cooper tha se Britania mbështet planin 20-pikësh të Trump për Gazën dhe se vendi i saj dëshiron të luajë një rol në fazën e dytë të procesit të paqes për rajonin.

Megjithatë, kur u pyet nëse Britania do të bëhej pjesë e “Board of Peace”, Cooper tha:

“Ka shumë punë për t’u bërë. Ne nuk do të jemi nënshkrues sot, sepse bëhet fjalë për një traktat ligjor që ngre çështje më të gjera, dhe gjithashtu kemi shqetësime për përfshirjen e Putinit, që flet për paqe, ndërkohë që nuk kemi parë ende ndonjë shenjë se ai është i përkushtuar ndaj paqes në Ukrainë”.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sekretari i nato s aleatet duhet te forcojne sigurine ne arktik 69720d73a3407
Lajmi i mëparshëm

Sekretari i NATO-s: Aleatët duhet të forcojnë sigurinë në Arktik

maura higgins i ben pulset te shpejta ne new york me paraqitje provokuese 6972157269dbf
Lajmi i radhës

Maura Higgins i bën pulset të shpejta në New York me paraqitje provokuese

Të fundit nga

Luana zbulon asetet, pak më shumë se që duhet

Luana Vjollca ka një trup perfekt. Moderatorja ka publikuar disa fotografi me bikini dhe duket më e nxehtë se kurrë. Duuke përshkruar dhe ndërruar pozat e saj, aksidentalisht Luana ka nxjerrur thithkat

Mbyllet protesta e 63 antiqeveritare

Është mbyllur protesta e 63-të antiqeveritare e zhvilluar në Tiranë, ku qytetarë nga kryeqyteti dhe zona të ndryshme të vendit u mblodhën për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë. Në përfundim të tubimit,
ShkoLartë