mbolli kanabis prane thethit 25 vjecari nga laci i shpallur ne kerkim arrestohet ne spanje 68b2ab4943e07

Mbolli kanabis pranë Thethit, 25-vjeçari nga Laçi i shpallur në kërkim arrestohet në Spanjë

August 30, 2025
1 minut lexim

Algert Zeneli, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kultivim kanabisi është arrestuar në Spanjë.

Policia njofton se nga informacioni i siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe shkëmbimit në kohë reale nëpërmjet Interpol Tiranës me Interpol Madridin, u bë i mundur lokalizimi në Spanjë, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin, i shtetasit në kërkim ndërkombëtar A. Z., 25 vjeç, lindur në Laç.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, në vitin 2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”.

Ai akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në vitin 2023, ka kultivuar 10 900 bimë narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Kir, njësia administrative Pult, dhe në afërsi të fshatit Theth, Shkodër.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madridin, vijon punën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të këtij shtetasi, në Shqipëri.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nese nuk e kuptoni mos na humbni vakt tali ky eshte dallimi mes nenad rashiq dhe listes serbe 68b2aaa3ee0f6
Lajmi i mëparshëm

“Nëse nuk e kuptoni, mos na humbni vakt”, Tali: Ky është dallimi mes Nenad Rashiq dhe Listës Serbe

shba ja bllokon udheheqesin palestinez te marre pjese ne takimin e okb se ne nju jork 68b2abbb13bf3
Lajmi i radhës

SHBA-ja bllokon udhëheqësin palestinez të marrë pjesë në takimin e OKB-së në Nju Jork

Të fundit nga

ShkoLartë