mblidhet pdk ne gjakove diskutohet per hapat e metejshem pasi siguruan 6 asambliste 68fbc1b042b78

Mblidhet PDK në Gjakovë, diskutohet për hapat e mëtejshëm pasi siguruan 6 asamblistë

October 24, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Gjakovë, Hajdar Beqa, ka mbajtur sot një takim me strukturat e Degës dhe kandidatin për Kryetar të Komunës, Ervin Shabani.

Në këtë mbledhje u shprehën falënderime dhe mirënjohje për angazhimin, përkushtimin dhe punën e palodhshme të anëtarëve të Degës dhe kandidatëve për Kuvendin Komunal gjatë procesit zgjedhor të 12 tetorit.

Beqa theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe unitetit brenda strukturave të PDK-së në Gjakovë, duke vlerësuar se puna e bërë gjatë fushatës është bazë e mirë për të ardhmen e partisë në këtë komunë.

Gjatë takimit u zhvillua një diskutim i hapur dhe konstruktiv lidhur me përfundimin e procesit zgjedhor, analizimin e rezultateve si dhe orientimin e hapave të ardhshëm të Degës, me qëllim të forcimit dhe konsolidimit të mëtejshëm të Partisë Demokratike të Kosovës në Gjakovë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump i vendosi sanksione rusia dergon ne shba perfaqesuesin e larte te ekonomise 68fbc0ca027f5
Lajmi i mëparshëm

Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë

stockholm syndrome ne martese rrefimi befasues i kim kardashian 68fbc2d516eda
Lajmi i radhës

“Stockholm syndrome” në martesë? – Rrëfimi befasues i Kim Kardashian

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë