mbledhja me dyer te mbyllura rama kerkon lidership te ri per bashkine e tiranes shkarkon ristanin si do te zgjidhen nenkryetaret e rinj 687eb33a40e6d

Mbledhja me dyer të mbyllura, Rama kërkon lidership të ri për bashkinë e Tiranës! ‘Shkarkon’ Ristanin, si do të zgjidhen nënkryetarët e rinj

July 21, 2025
1 minut lexim

Një lidershp i ri ekzekutiv për bashkinë e Tiranës në mënyrë që të ndryshojë ritmi për punët që duhen bërë.

Kjo është ajo që ka kërkuar kryeministri Edi Rama në mbledhjen me drejtorët e bashkisë së kryeqytetit, por edhe me deputetët.

“Kemi marrë 83 mandate, janë një peshë e madhe për ne! Janë bekim, por edhe mallkim ndaj duhet një lidership i ri ekzekutiv në bashkinë e Tiranës”, është shprehur Rama duke këmbëngulur të punohet më shumë, më shpejt dhe të dëgjohet në mënyrë sistematike zëri i qytetarëve.

Qartazi ky është edhe një mesazh për nënkryetaren në detyrë, Anuela Ristani, e cila me shumë gjasë do të angazhohet me dixhitalizimin në të ardhmen.

Po si do ndahen punët?

Top Channel ka mësuar se në mbledhjen me dyer të mbyllura Rama ka caktuar një grup të përbërë nga Ogerta Manastirliu, Blendi Gonxhe dhe Petrit Malajn do të përzgjedhin 5 nënkryetarët e rinj të bashkisë, nga katër që janë aktualisht.

Këta të fundit nuk janë të përjashtuar nga mundësia për t’u rizgjedhur, por shanset janë të pakta.

Numri një i Partisë Socialiste ka thënë se punët e pushtetit vendor nuk mund t’i bëjë qeveria dhe për këtë arsye kërkohet lidershipi i ri në kryeqytet, ndërsa kreu aktual i bashkisë Erion Veliaj ndodhet në burg.

Sa i përket mundësisë për zgjedhjet të reja në bashkinë e kryeqytetit, mësohet se kryeministri nuk ka marrë ende një vendim, duke ia lënë të ardhmes.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qmk ne maqedoni ka shtate zjarre aktive 687ea9da747bd
Lajmi i mëparshëm

QMK: Në Maqedoni ka shtatë zjarre aktive

albian hajdari arrin marreveshje me klubin e njohur te liges premier 687eb3772ea55
Lajmi i radhës

Albian Hajdari arrin marrëveshje me klubin e njohur të Ligës Premier

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë