Një pjesë e qytetit të Lezhës po e pret ndërrimin e viteve në errësirë.
Energjia elektrike është ndërprerë, ndërsa punonjësit e OSHEE-së kanë zbritur në terren për identifikimin dhe riparimin e defektit.
Sipas informacioneve paraprake, ndërprerja dyshohet se është shkaktuar nga mbingarkesa e rrjetit elektrik.
Ndërkohë, mungesa e energjisë ka shkaktuar shqetësim te qytetarët, veçanërisht në prag të festimeve të Vitit të Ri.
Burimi: botasot.info


