mbi pese mije te vaksinuar kunder gripit sezonal ne prishtine 690275510f6d2

Mbi pesë mijë të vaksinuar kundër gripit sezonal në Prishtinë

October 29, 2025
1 minut lexim

Që nga fillimi i vaksinimit kundër gripit sezonal, mbi 5,000 qytetarë janë vaksinuar në Prishtinë.

Kështu është bërë e ditur nga Drejtoria për Shëndetësi në Komunën e Prishtinës.

Vetëm në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, janë vaksinuar mijëra qytetarë kundër gripit sezonal, ndërsa procesi po vazhdon çdo ditë.

“Nga 11 mijë doza sa i kemi në stok për gripin sezonal 2025/2026, afër 8 mijë janë shpenzuar. Kjo do të thotë se sensibilizimi i popullatës për vaksinim me gripin sezonal, është jashtëzakonisht i mirë dhe përgjigjja e qytetarëve ka qenë jashtëzakonisht e mirë”, ka thënë Valdet Hashani, drejtor i QKMF-së Prishtinë.

Specialistët e mjekësisë familjare theksojnë rëndësinë e kujdesit shëndetësor gjatë stinës së dimrit.

“Është shumë e rëndësishme që të udhëhiqemi me një mënyrë jetese të shëndetshme, të konsumojmë perime, pemë, si dhe të merremi me aktivitete fizike. Nëse përballemi me ndonjë virus, duhet të kemi veshje të përshtatshme, të mbajmë maska. Nëse jemi të sëmurë, të qëndrojmë në shtëpi dhe të mos shkojmë në vendin e punës”, ka thënë Rushit Ismaili, specialist i Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Grupet më të rrezikuara, të cilave u rekomandohet vaksinimi kundër gripit sezonal, janë fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike si dhe punonjësit shëndetësorë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

izraeli ndalon kryqin e kuq te takoje te burgosurit palestinez ministri i mbrojtjes vizita te tilla do te rrezikonin sigurine kombetare 69027026c41bb
Lajmi i mëparshëm

Izraeli ndalon “Kryqin e Kuq” të takojë të burgosurit palestinez, ministri i Mbrojtjes: Vizita te tilla do të rrezikonin sigurinë kombëtare

lajmet per ndarje ky eshte reagimi i kleas 69027672350e3
Lajmi i radhës

Lajmet për ndarje, ky është reagimi i Kleas

Të fundit nga

Bytyqi: Duhet të rritet paga minimale

1 Shkup, 5 dhjetor – Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi rëndësinë e rritjes së pagës minimale në vend. “Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset
ShkoLartë