mbi pese mije maturant i nenshtrohen provimit te matures ne afatin e dyte 68b02bafe8f5e

​Mbi pesë mijë maturant i nënshtrohen provimit të maturës në afatin e dytë

August 28, 2025
1 minut lexim

5 mijë e 480 maturantë nga e gjithë Kosova po i nënshtrohen sot Provimit të Maturës Shtetërore, në kuadër të afatit të dytë. Testimi ka filluar në orën 10:00 dhe po zhvillohet nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), raporton KosovaPress.

Testi po mbahet në shkolla anembanë vendit. Në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, rreth 150 nxënës iu nënshtruan sot këtij afati të dytë.

Drejtori i këtij institucioni arsimor, Betim Sylejmani, tha se gjithçka ka shkuar sipas planit dhe se procesi po zhvillohet në përputhje me rregullat e përcaktuara.

Sylejmani potencoi se në këtë shkollë nxënësit janë të ndarë nëpër 10 salla testuese të ndryshme.

Ai theksoi se po ndërmerren masa të vazhdueshme për të siguruar mbarëvajtjen e procesit dhe për të parandaluar çdo formë të kopjimit.

Sylejmani: Gjithsej janë 10 qendra testimi apo sallë testimi dhe do t’i nënshtrohen 150 nxënës

“Si çdo herë edhe këtë radhë në afatin e dytë po mbahet testi i maturës shtetërore në gjimnazin ‘Sami Frashëri’. Gjithsej janë 10 qendra testimi apo sallë testimi dhe do t’i nënshtrohen 150 nxënës. Të gjitha përgatitjet janë bërë me kohë, administruesit kanë ardhur me kohë dhe përfaqësuesit nga ministria, nga komuna….Masa ndërmerren nga Ministria e Arsimit, vazhdimisht bëhet përpjekje që të pakësohen manipulimet e ndryshme. Ka përmirësime, sepse vetvetiu që nuk ka nxënës të të njëjtës klasë në një sallë testimi, edhe ajo kontribuon në masa të uljes së kopjimit e të tjera”, tha Sylejmani.

Sipas njoftimit të MAShTI-t, hyrja në qendrat e testimit është mbyllur në ora 10:00 të mëngjesit.

Rezultatet e këtij afati do të publikohen më 1 shtator 2025 në platformën elektronike e-Kosova.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

keshilli nderfetar i shqiperise ti jepet fund luftes ne gaza 68b02992ed7b1
Lajmi i mëparshëm

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë: T’i jepet fund luftës në Gaza!

veln shqiptaret e ndeshkuan bdi ne taravari sot perkulet para ahmetit e grubit 68b030fa270bd
Lajmi i radhës

VLEN: Shqiptarët e ndëshkuan BDI-në, Taravari sot përkulet para Ahmetit e Grubit

Të fundit nga

ShkoLartë