mbi 90 mije gra dhe femije vuajne nga kequshqyerja ne gaza 6884875068c48

Mbi 90 mijë gra dhe fëmijë vuajnë nga kequshqyerja në Gaza

July 26, 2025
1 minut lexim

Situata humanitare në Rripin e Gazës po përkeqësohet me shpejtësi.

Sipas raporteve nga organizatat ndërkombëtare dhe autoritetet shëndetësore lokale, një e treta e popullsisë nuk ka ngrënë për ditë me radhë, ndërsa mbi 90 mijë gra dhe fëmijë vuajnë nga kequshqyerja akute dhe kanë nevojë për trajtim mjekësor të menjëhershëm.

Nga 2 marsi, Izraeli ka vendosur një bllokadë të plotë ndaj ndihmës humanitare, duke penguar hyrjen e ushqimeve, ilaçeve dhe ujit të pijshëm.

Si pasojë, më shumë se 2 milionë banorë janë plotësisht të varur nga ndihmat ndërkombëtare, ndërsa vetëm një vakt ushqimi në çdo dy apo tre ditë është bërë realitet për shumë familje.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron për rritje të rrezikut të vdekjeve nga uria, veçanërisht tek fëmijët dhe gratë shtatzëna. Deri më tani, janë regjistruar të paktën 86 vdekje nga uria, përfshirë 76 fëmijë, ndërsa 18 prej tyre kanë ndërruar jetë vetëm në 24 orët e fundit.

Ekspertët shëndetësorë theksojnë se, përveç mungesës së ushqimit, edhe kushtet e jetesës, mungesa e ujit të pastër dhe përhapja e sëmundjeve po përbëjnë rrezik serioz për jetën dhe shëndetin publik në Gaza.

Apeli për ndihmë urgjente po shtohen, por bllokada dhe pasiguria në terren vazhdojnë të pengojnë çdo përpjekje për ndihmë efektive.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ovl uck te henen mban konference per media 688486289138d
Lajmi i mëparshëm

OVL-UÇK të hënën mban konferencë për media

vlen transformim rural me vepra 99 7 milione denare per 1 865 fermere 68848a5cbb274
Lajmi i radhës

VLEN: Transformim rural me vepra, 99.7 milionë denarë për 1.865 fermerë!

Të fundit nga

ShkoLartë