Të paktën 82 palestinezë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve izraelite natën e së mërkurës në Rripin e Gazës.
Sipas spitaleve dhe ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, 38 nga viktimat ishin duke u përpjekur të merrnin ndihmë humanitare, ndërkohë që pesë persona u vranë afër selisë së Fondacionit Humanitar të Gazës, një organizatë e re, e mbështetur nga Izraeli, e cila synon të ofrojë ndihmë ushqimore për popullsinë e Gazës.
Sipas raportimeve, 33 të tjerë janë vrarë ndërsa po prisnin ndihma humanitare në vendet e tjera të Rripit të Gazës.
Ushtria izraelite ende nuk ka dhënë koment në lidhje me sulmet e fundit.
Burimi: botasot.info