mbi 6 milione euro borxhi i kompanive dhe qytetareve per tatimet e papaguara ne komunen e tetoves 6abcdf609a616

Mbi 6 milionë euro borxhi i kompanive dhe qytetarëve për tatimet e papaguara në komunën e Tetovës

September 30, 2026
min lexim

Komuna e Tetovës ka nisur një aksion për inkasimin e detyrimeve të prapambetura nga tatimi në pronë dhe taksat e tjera komunale. Shuma e papaguar për dy vitet e fundit e kalon shifrën e 6 milionë eurove, ku sipas komunës, borxhlinjtë më të mëdhenj rezultojnë të jenë vetë qytetarët, por edhe një numër kompanish private. Shefi i Financave në Komunën e Tetovës, Nuredin Dehari, bën me dije se nëse detyrimet e prapambetura nuk shlyhen brenda javës, do të fillohet me procedurat e përmbarimit me qëllim grumbullimin e mjeteve dhe zhbllokimin e llogarisë së komunës.

“Borxhi total i kompanive dhe qytetarëve në komunën e Tetovës është 340 milionë denarë dhe pjesa më e madhe është nga qytetarët që i detyrohen komunës, për tatim në pronë. Pjesa tjetër tek kompanitë, pjesa më e madhe janë taksat e firmës dhe tatimet në pronë që kompanitë nuk kanë paguar detyrimet që kanë ndaj komunës. Si komunë kemi njoftuar qytetarët dhe kemi lëshuar vendime. Kemi bë njoftim edhe për ata që nuk kanë arritur t’i marrin vendimet në adresë të tyre që të paraqiten në komunë, ndërsa nga një tetori do fillojmë me procedurat për ata që nuk i kanë realizuar pagesat për vitet paraprake”, u shpreh Nuredin Dehari – shef i Financave në komunën e Tetovës.

Përveç tatimeve komunale, banorët i detyrohen mbi një milion euro edhe Ndërmarrjes Publike Komunale “Sharri” për dy vitet e fundit. Për dallim nga NPK “Tetova”, ndërmarrja “Sharri” nuk ka borxhe po funksionon me stabilitet financiar.

“Ndërmarrja për momentin nuk ka borxhe aktive, dhe siç e dini ndërmarrja është mbi 6 milion denarë plus për gjashtë mujorin e parë, por me pagesën e borxheve do investojmë dukshëm në infrastrukturën nëntokësore, pasi që problemet që i patëm me rrogat i tejkaluam dhe ndërmarrja mban veten me mjetet që mbledh, por lus qytetarët që i kanë borxh Ndërmarrjes të drejtohen në zyra tona t’i shlyejnë borxhet”, theksoi Valon Zeqiri – drejtor i NPK “Sharri”.

Sfidë më vete mbetet Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova”, e cila vazhdon të ketë përqindje të ulët të inkasimit, ndonëse ka shënuar ulje të dukshme të borxhit publik. Gjatë vitit 2021, NPK “Tetova” kapte shifrën e rreth 10 milionë eurove borxh, ndërsa sot ky borxh është reduktuar në rreth 2.6 milionë euro. Për të mbështetur funksionimin e kësaj ndërmarrjeje dhe stabilizimin e saj, Komuna e Tetovës ka ndarë bllok-donacione të posaçme për mbulimin e pagave dhe kontributeve të punonjësve.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vetem pak ore para tragjedise cfare ndodhi vertet dalin pamjet tronditese te presley gerber brenda qendres se rehabilitimit 6abcdcbc43597
Lajmi i mëparshëm

Vetëm pak orë para tragjedisë/ Çfarë ndodhi vërtet? Dalin pamjet tronditëse të Presley Gerber brenda qendrës së rehabilitimit

lsdm rreth 10 mije fermere mund te mbeten pa subvencione ne vitin 2026 6abce0ad60edf
Lajmi i radhës

LSDM: Rreth 10 mijë fermerë mund të mbeten pa subvencione në vitin 2026

Të fundit nga

ShkoLartë