mbi 4500 aplikime per subvencionim te librave u refuzuan 68c3112e277c6

Mbi 4,500 aplikime për subvencionim të librave u refuzuan

September 11, 2025
1 minut lexim

Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se 4,532 aplikime për subvencionim të blerjes së teksteve shkollore janë refuzuar nga koordinatorët e shkollave, të cilët këtë vit kanë marrë përsipër verifikimin e nxënësve që kanë të drejtë të përfitojnë nga ky program.

Sipas statistikave të publikuara më 11 shtator 2025, koordinatorët kanë verifikuar gjithsej 196,405 aplikime, nga të cilat 191,873 janë aprovuar, ndërsa 5,886 aplikime të tjera mbeten ende në proces shqyrtimi.

Në total, deri më tani janë dorëzuar 202,291 aplikime për subvencionim.

MASHTI ka konfirmuar se buxheti i ndarë për subvencionimin e librave për vitin shkollor 2025/26 është 12.8 milionë euro.

Deri më tani, janë realizuar pagesat e dy fazave të para, ndërsa 21,198 prindër mbeten në pritje të ekzekutimit të subvencionimit, me një vlerë totale prej 1.69 milionë euro.

Ky është viti i tretë që Ministria e Arsimit aplikon metodën e subvencionimit, ndërsa këtë vit prindërit përfitojnë nga 80 euro për nxënësit e klasave 1–5 dhe 80 euro për nxënësit e klasave 6–9 për blerjen e teksteve, fletoreve të punës dhe materialeve

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mendoj shume per ty i shkroi epsteinit shkarkohet ambasadori britanik ne shba 68c310441b108
Lajmi i mëparshëm

“Mendoj shumë për ty”, i shkroi Epsteinit, shkarkohet ambasadori britanik në SHBA

nina dobrev dhe shaun white i japin fund lidhjes pas 5 vitesh bashke 68c31251992ec
Lajmi i radhës

Nina Dobrev dhe Shaun White i japin fund lidhjes, pas 5 vitesh bashkë

Të fundit nga

ShkoLartë