mbi 45 mije pushues u paraqiten ne 36 qendrat shendetesore verore qe prej qershorit 6899f8719dd96

Mbi 45 mijë pushues u paraqitën në 36 Qendrat Shëndetësore Verore që prej qershorit

August 11, 2025
1 minut lexim

‘Nga 1 qershori deri më 10 gusht, në shkallë vendi 45,718 pushues janë paraqitur pranë 36 Qendrave Shëndetësore Verore, ku 223 mjekë dhe infermierë janë në gatishmëri 24/7 për të garantuar kujdes shëndetësor në çdo cep të bregdetit dhe zonave turistike malore’.



Kështu shkruan në një postim në rrjetin social Facebook, ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, ku ndër të tjera ka shprehur mirënjohjen  për ekipin shëndetësor që shërben me përkushtim, humanizëm dhe profesionalizëm, çdo ditë

Ajo është ndalur edhe në Qendrën Shëndetësore Verore të Golemit, ku në postim ministrja shkruan:

‘Në Qendrën Shëndetësore Verore të Golemit, doktoreshë Inida dhe infermier Serxho janë çdo ditë në shërbim të pushuesve. Që prej nisjes së sezonit turistik, këtu janë ofruar rreth 3300 vizita dhe konsulta mjekësore’, shkruan Koçiu.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarrfikesit e tetoves do te behen me objekt te ri 6899f6e025509
Lajmi i mëparshëm

Zjarrfikësit e Tetovës do të bëhen me objekt të ri

spb tetove nuk do te lejojme qe dhuna e individeve te prishe sigurine dhe qetesine e shoqerise 6899fa285c69b
Lajmi i radhës

SPB Tetovë: Nuk do të lejojmë që dhuna e individëve të prishë sigurinë dhe qetësinë e shoqërisë

Të fundit nga

ShkoLartë