mbi 400 asistente te punesuar per femijet me nevoja te vecanta por nuk jane te mjaftueshem 68c7fae54a90f

​Mbi 400 asistentë të punësuar për fëmijët me nevoja të veçanta por nuk janë të mjaftueshëm

September 15, 2025
1 minut lexim

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka zhvilluar një vizitë në shkollën fillore “Mitrush Kuteli”, në Prishtinë, ku është takuar me prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta.

Gjatë takimit, ajo ka folur për përpjekjet e ministrisë për të përmirësuar përfshirjen e këtyre fëmijëve në sistemin arsimor, përmes punësimit të asistentëve dhe trajnimit të stafit arsimor.

Nagavci tha se deri më tani janë punësuar 422 asistentë dhe se kanë filluar planifikimet për rritjen e vendeve të punës edhe përtej 500, pasi që të plotësohet ky numër.

“Në këtë drejtim kemi buxhetuar punësimin e 500 asistentëve të fëmijëve me nevoja të veçanta dhe përveç ndarjes së buxhetit dhe planifikimit të vendeve të punës, kemi punuar edhe në përgatitjen e kuadrove, një shtatë gjenerata të rinjve dhe të rejave që kanë përfunduar trajnimet sipas programit Birsen.. Kemi trajnuar një numër të konsiderueshëm të mësimdhënësve që të punojnë me planin individual arsimor për të gjithë fëmijët për një plan të veçantë. Në bazë të të dhënave që i kemi janë 422 të punësuar, pra ka akoma buxhet të ndarë për punësimin e asistentëve dhe kemi filluar planifikimet për rritjen e vendeve të punës edhe përtej 500”, tha Nagavci.

Nga ana tjetër, drejtoresha e shkollës “Mitrush Kuteli”, Remzije Racaj, vlerësoi përparimin që është bërë në drejtim të përfshirjes së fëmijëve me nevoja të veçanta, por theksoi se ka ende nevojë për më shumë mbështetje.

“Viteve të fundit, shkolla jonë po fillon të kompletohet dalë ngadalë, kemi psikologen e shkollës, mësuesen mbështetëse dhe këtë vit kemi dy asistente. Nuk është e mjaftueshme për të gjithë fëmijët që i kemi, por po shihet që po punojnë këta fëmijë dhe kanë nevojë për asistente. Shkolla në planifikimet e veta ka edhe trajnime për gjithë përfshirjen brenda shkollës. Mundohemi që këta fëmijë që i kemi, t’i trajtojmë ashtu siç duhet”, tha Racaj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

superkompjuteri man united rrezikon renien nga liga premier 68c7fad6b54e2
Lajmi i mëparshëm

Superkompjuteri: Man United rrezikon rënien nga Liga Premier

dosja partizani ne gjkko avokatet e jamarber malltezit kerkojne pavlefshmeri te akteve akuzat ndaj tij jane pa baza 68c7fb83e5e45
Lajmi i radhës

Dosja “Partizani” në GJKKO, avokatët e Jamarbër Malltezit kërkojnë pavlefshmëri të akteve: Akuzat ndaj tij janë pa baza

Të fundit nga

ShkoLartë