mbi 30 vjec nuk behesh dot polic urdhri i ri hyri ne fuqi nga gushti 2025 perfshin dhe kriterin e moshes 68acbc89740e2

Mbi 30 vjeç nuk bëhesh dot polic! Urdhri i ri hyri në fuqi nga gushti 2025, përfshin dhe kriterin e moshës

August 25, 2025
1 minut lexim

Në qoftë se jeni mbi 30 vjeç, harrojeni ëndrrën se mund të bëheni oficer policie.

Ky është urdhri i ministrit të brendshëm Ervin Hoxha që në përmbushje të ligjit të Policisë së Shtetit hyrë në fuqi në korrik 2024 ka caktuar moshën brenda të cilës mund të konkurroni për të hyrë në polici. Mosha për tu pranuar në polici urdhëron ministri i Brendshëm është deri në 30 vjeç.

Ky urdhër është botuar në fletoren zyrtare në datën 1 gusht 2025.

Që do të thotë ky është viti i fundit ku kriteri i moshës nuk është marrë parasysh në konkursin që po mbahet në Akademinë e Sigurisë për vitin akademik vijues.

Me shtimin e strukturave në Aeroportin e Vlorës dhe në Gjadër numri i efektivëve është 12 mijë e 300, megjithatë sërish ka vakanca.

Për nivelin bazë llogaritet se mungojnë gati 600 punonjës, kurse 200 të tjerë që mungojnë janë nënkomisarë.  Këto vakanca janë krijuar nga dalja në pension, shkarkimet mbas arrestimeve e hetimeve dhe dorëheqjet.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

a rrezikohet kosova driton tali serbia tashme eshte futur ne lufte civile 68acbbe31d0bb
Lajmi i mëparshëm

A rrezikohet Kosova? Driton Tali: Serbia tashmë është futur në luftë civile

ministria e mbrojtjes e ukraines shfaqe raketen e re long neptune 68acbcf9edb20
Lajmi i radhës

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës shfaqë raketën e re Long Neptune

Të fundit nga

ShkoLartë