mbi 13 mije shofere pa patente gjate ketij viti pse po konfiskohen kaq shume patentat 6946aeee35f0b

​Mbi 13 mijë shoferë pa patente gjatë këtij viti: Pse po konfiskohen kaq shumë patentat?

December 20, 2025
min lexim

Mbi 13 mijë shoferëve u janë ndaluar patentat vetëm brenda 11 muajve të këtij viti, ndërsa mijëra të tjerë janë ndëshkuar me pikë negative për shkelje të rregullave të trafikut rrugor në Kosovë.

Të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë një rritje të numrit të rasteve të masave ndëshkuese ndaj vozitësve, krahasuar me vitin e kaluar.

Në një përgjigje për KosovaPress, Policia ka bërë të ditur se nga janari deri në nëntor të këtij viti, u është ndaluar drejtimi i mjetit mbi 13 mijë shoferëve.

“Referuar kërkesës suaj të mëposhtme ju njoftojmë se gjatë periudhës kohore Janar-Nëntor 2025 u është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik 13,446 shoferëve, si dhe janë shqiptuar gjithsej 55,809 tiketa të parapara me pikë negative. Ndërsa gjatë vitit 2024, u është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik 11,933 shoferëve, si dhe janë shqiptuar gjithsej 50,887 tiketa të parapara me pikë negative”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Eksperti i komunikacionit, Faton Bunjaku vlerëson se këto shifra nuk paraqesin pasqyrë të mirë për Kosovën.

Bunjaku: Këto shifra tregojnë se nuk janë të edukuar mjaftueshëm shoferët në trafikun rrugor

“Kjo nuk është një pasqyrë e mirë për shtetin tonë sepse edhe përpara Evropës po dalim si shtet, i cili nuk i kemi të edukuar të mjaftueshëm shoferët në trafikun rrugor, por fokusi i shtetit duhet të jetë më tepër në kompletimin e infrastrukturës rrugore, të shenjave të trafikut dhe mandej të fokusohemi më tepër në shqiptimin e masës kundërvajtëse me të cilën edhe bëhet konfiskimi i patentë shoferi. Konfiskimi i patentës është veç një farë mase e cila është diskutuar shumë në publik se a ka të drejtë të konfiskohet patenta apo jo”, shprehet ai.

Ai konsideron se fokusi i shtetit duhet të jetë në përmirësimin dhe kompletimin e infrastrukturës rrugore dhe sinjalizimin e trafikut.

Bunjaku: Shteti duhet të fokusohet në sinjalizimin dhe kompletimin e rrugëve

“Në trafikun rrugor duhet pikë së pari shteti të fokusohet në sinjalizimin dhe kompletimin e rrugëve të cilat i kemi me sinjalizim shumë të mangët në trafikun rrugor. Tash e kemi edhe mirëmbajtjen e rrugëve, e cila është shumë e dobët. Kemi hyrë në sezonin e dimrit, temperaturat e kanë bërë të vetën, mjegullat e kanë bërë të vetën, kemi rrugë shumë të papastra edhe si rrjedhojë kemi edhe të pasigurta për ligjin e automjeteve në rrugë”, shton ai.

Ndërkaq, eksperti i komunikacionit Bekim Ahmeti e konsideron pozitive numrin e madh të konfiskimit të patentë shoferëve, meqë pret se kjo të ndikojë në vetëdijesimin e qytetarëve.

Ahmeti: Lajm i mirë konfiskimi i patentë shoferëve, ky popull duhet të vetëdijesohet 

“Është lajm shumë i mirë për arsye se ky popull ose duhet të vetëdijesohet me dëshirë ose pa të, do të thotë duhet të vetëdijesohet sepse nuk mundesh me ia marrë të drejtën dikujt në komunikacion siç na ndodhë neve për ditë, i respektojmë rregullat e komunikacionit maksimalisht edhe ata na i marrin të drejtat në mënyrën më të pa njerëzishme të mundshme. Nëse ekziston turp tek shqiptarët, më i vogli është në komunikacion, apo nuk ekziston hiç. Po dua të them, që është shumë e mirë kjo për arsye se njerëzit vetëdijesohen. Në Austri njerëzit paguajnë 75 euro në qoftë se nuk dalin në vendkalimet e këmbësorëve”, shprehet ai.

Sipas Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, arsyet për konfiskimin e patentë shoferit përfshijnë: tejkalimin e shpejtësisë mbi 50 për qind të shpejtësisë së lejuar, mosrespektimi i semaforit, kalimi në semaforin e kuq dhe tejkalim në vijën e plotë. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

video momenti kur ekzekutohet me arme futbollisti i ekuadorit ne guayaquil 6946ae03642dd
Lajmi i mëparshëm

VIDEO/ Momenti kur ekzekutohet me armë futbollisti i Ekuadorit në Guayaquil

edin me te bute nuk po e dojshin banori thote se do kthehet ne edin e vjeter 6946b013a8d75
Lajmi i radhës

“Edin më të butë nuk po e dojshin”, banori thotë se do kthehet në Edin e vjetër

Të fundit nga

ShkoLartë