mbi 11 mije qytetare te kosoves hyjne ne shqiperi brenda pak oresh 6a64daf31da88

Mbi 11 mijë qytetarë të Kosovës hyjnë në Shqipëri brenda pak orësh

July 25, 2026
1 minut lexim

Fundjava e fundit e korrikut ka sjellë një fluks të lartë qytetarësh dhe automjetesh në pikën e përbashkët kufitare të Kosovës e Shqipërisë në Morinë.

Që në orët e para të mëngjesit, mijëra qytetarë të Kosovës i janë drejtuar Shqipërisë për të kaluar fundjavën, por edhe për të nisur pushimet verore në bregdetin shqiptar.

Rritja e lëvizjeve lidhet edhe me kthimin e emigrantëve që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të Evropës.

Për të përballuar fluksin dhe për të shmangur vonesat, Policia Kufitare ka zbatuar procedurën e thjeshtuar të kalimit në kufi për automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës.

Në varësi të numrit të udhëtarëve, janë hapur edhe sportele shtesë, duke mundësuar një qarkullim më të shpejtë dhe duke shmangur krijimin e kolonave të gjata.

Sipas të dhënave të Policisë Kufitare, vetëm gjatë orëve të para të ditës së sotme kanë hyrë në territorin shqiptar mbi 11 mijë qytetarë nga Kosova dhe rreth 7 400 automjete.

Autoritetet parashikojnë që fluksi të vijojë i lartë edhe gjatë ditëve në vijim, në kulmin e sezonit turistik.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti festivali carshia solli ritmet e flamenkos spanjolle ne zemer te shkupit 6a64c46e9542d
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Festivali “Çarshia” solli ritmet e flamenkos spanjolle në zemër të Shkupit

policia e lezhes nuk konstaton asnje shkelje per zhurmat ne shengjin 6a64db7024bfe
Lajmi i radhës

​Policia e Lezhës nuk konstaton asnjë shkelje për zhurmat në Shëngjin

Të fundit nga

ShkoLartë