mbi 100 te vdekur nga temperaturat e larta ne spanje 6866893ecde36

​Mbi 100 të vdekur nga temperaturat e larta në Spanjë

July 3, 2025
1 minut lexim

Të paktën 102 persona kanë vdekur gjatë valës së parë ekstreme të të nxehtit në Spanjë për këtë vit, e cila filloi të shtunën.

Kështu sipas sistemit të monitorimit të vdekshmërisë së përditshme në Spanjë (MoMo), ndërsa vala e të nxehtit vazhdon të jetë në alarm në 12 nga 17 rajonet e Spanjës, me paralajmërime për temperatura ekstreme dhe stuhi shumë të forta lokale, raporton agjencia shtetërore meteorologjike Amet në faqen e saj të internetit.

Në gjashtë muajt që nga fillimi i vitit, sistemi MoMo ka regjistruar të paktën 380 vdekje në Spanjë që i atribuohen temperaturave të larta.

Në provincat e Andaluzisë, si Cordoba, Sevilla dhe Jaén, në jug të Gadishullit Iberik, ku alarmi është portokalli – për rrezik të konsiderueshëm – temperatura pritet të kalojë 42 gradë Celsius.

Ndërsa i nxehti anormal vazhdon të marrë jetë njerëzish, të paktën 4 në 48 orët e fundit, Amet parashikon kulme mes 38° dhe 39° në rajonin verior të Kastijës dhe Leonit, mbi 40° në rajonin qendror të Kastijës La Mancha dhe në Komunitetin e Madridit, shkruan ANSA.

Vala e të nxehtit, shumë mbi mesataret sezonale dhe në nivele të paprecedenta për muajin qershor, e cila filloi të shtunën e kaluar, vazhdon gjithashtu në komunitetet autonome të Extremadurës, Kantabrisë, La Riojës, Asturiasit dhe Galicisë, në pjesën qendrore-veriore të gadishullit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

google gjobitet 314 milione dollare per mbledhjen e te dhenave te perdoruesve 686689032ac9f
Lajmi i mëparshëm

Google gjobitet 314 milionë dollarë për mbledhjen e të dhënave të përdoruesve

lsdm mickoski nuk mund ta mbuloje renien e investimeve te huaja per 261 milione euro ne vitin 2025 68668c493b0fc
Lajmi i radhës

LSDM: Mickoski nuk mund ta mbulojë rënien e investimeve të huaja për 261 milionë euro në vitin 2025

Të fundit nga

Mbappe pëson lëndim të ri

Kylian Mbappe ka marrë një goditje të rëndë para përfundimit të vitit 2025. Kjo pasi që francezi, ka pësuar një lëndim pas testeve të bëra nga mjekët e klubit madrilen. Mbappe pritet
ShkoLartë