mbi 1 mije zyrtare publike kane deklaruar pasurine 69b70833909b9

Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë

March 15, 2026
1 minut lexim

Pasurinë që e posedojnë duhet ta deklarojnë. Kështu, mijëra zyrtarë të funksioneve publike në Kosovë janë të obliguar të deklarojnë pasurinë e tyre për vitin 2025.

Nga 1 marsi ka filluar deklarimi i pasurisë i zyrtarëve publik. Deri më tani këtë obligim ligjor në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit e kanë përfunduar  mbi 1 mijë zyrtarë, apo rreth 10% e tyre.

Nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit kanë bërë të ditur kategoritë e zyrtarëve që janë të obliguar ta deklarojnë pasurinë e tyre në kuadër të këtij procesi ligjor.

“Zyrtarët publik duke filluar nga niveli i lartë, presidenti i vendit, e deri te zyrtarët që kryejnë detyra siç janë certifikimi, licencimi, por edhe procedurat e tenderimi, këtu duke përfshirë edhe zyrtarët e ATK-së, doganierët dhe policët që kryejnë detyra hetimi, janë subjekte deklaruese. Pra, jo vetëm nga niveli i lartë si presidenti, qeveria, ministrat dhe zv/ministrat, por edhe një gamë e gjerë e subjekteve deklaruese. Nga viti 2024, edhe mjekët e sistemit sekondar dhe terciar, si dhe profesorët e universiteteve publike, kanë obligim të deklarojnë pasurinë”, tha, Yll Buleshkaj, drejtor i APK-së.

Sipas Agjencisë, përmbushja e këtij afati është thelbësore për rritjen e transparencës dhe llogaridhënien në institucionet publike, ndërsa mosrespektimi i tij mund të pasohet me masa ndëshkuese me gjobë mijëra euro dhe me burgim deri në 5 vjet.

“Për dallimet që janë substanciale, mbi 3 mijë euro, jemi të obliguar t’i dërgojmë në prokurori. Vitin e kaluar kemi pasur 75 raste që, si rezultat i verifikimit, janë dërguar në prokurori të shtetit ku ata përballen me hetime penale dhe për shumë prej tyre ngritën edhe aktakuza për të cilat gjyqësori vendosë”, tha Buleshkaj

Sipas agjencisë, gjatë vitit të kaluar janë shqiptuar gjithsej 135 gjoba për arsye të vonesës në deklarim.

Afati për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë për vitin kalendarik 2025 përfundon më 31 mars.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kercenimet e vuciqit bushati shqiperia te mos ia lere inercise prioritetet 69b7077fbc09f
Lajmi i mëparshëm

Kërcënimet e Vuçiqit, Bushati: Shqipëria të mos ia lërë inercisë prioritetet

Të fundit nga

ShkoLartë