mbi 1 mije euro gjoba per kater shofere ne ferizaj per shkelje te renda ne trafik 6906318f695e0

Mbi 1 mijë euro gjoba për katër shoferë në Ferizaj për shkelje të rënda në trafik

November 1, 2025
1 minut lexim

Policia në Ferizaj ka shqiptuar masa ndëshkuese ndaj katër shoferëve të cilët kanë kryer kundërvajtje të rënda në komunikacionin rrugor.

Rasti i parë është evidentuar në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj ku është ndalur shoferi A.J. (22 vjeç), i cili me automjetin VW Golf po qarkullonte me 90 km/h në zonën me kufizim shpejtësie prej 50 km/h.Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim drejtimi për 3 muaj.

Në fshatin Muhovc të po këtij qyteti policia ka ndaluar shoferin me inicialet A.M i moshës 24 vjeçare me automjetin VW T-Roc me targa vendore, i cili kishte masë mbrojtëse aktive nga data 09.09.2025 deri më 08.03.2026.

“Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative, masë mbrojtëse – ndalim drejtimi për 6 muaj, si dhe sekuestrim i automjetit”.

“Rruga magjistrale, fshati Sojevë:Është ndaluar në flagrancë shoferi H.R. (31 vjeç), i cili gjatë ngasjes së automjetit VW Golf po përdorte telefonin celular.
 

Pas verifikimeve u konstatua se kjo ishte hera e dytë që i njëjti person kryente të njëjtën kundërvajtje.Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim drejtimi për 3 muaj”.

“Rruga magjistrale, fshati Mirosalë:Policia ka ndaluar shoferin T.Z. (31 vjeç), i cili me automjetin Citroën C3 me targa vendore kishte bërë tejkalim në vijë të plotë.

Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim drejtimi për 3 muaj”, thuhet në njoftim të policisë,

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë shoferët që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë, shenjat dhe rregullat e komunikacionit rrugor, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

familjet ne lufte me njera tjetren bresheri me 2000 plumba ne greqi tre te vdekur dhe 12 te plagosur 69062ab5dea89
Lajmi i mëparshëm

Familjet “në luftë” me njëra-tjetrën/ Breshëri me 2,000 plumba në Greqi, tre të vdekur dhe 12 të plagosur

plas papritur shkeputet bashkepunimi mes huda beauty dhe hudes se love island 690632b1f1917
Lajmi i radhës

Plas papritur, shkëputet bashkëpunimi mes Huda Beauty dhe Hudës së Love Island

Të fundit nga

Albin Kurti njofton suksesin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vendi ynë po vazhdon të regjistrojë suksese në indekset ndërkombëtare, kësaj radhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Kurti ka shkruar në Facebook se
ShkoLartë