Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të mërkurë, më 24 dhjetor, qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku po vijon puna për Pediatrinë Infektive.
Kjo qendër do të ndërtohet nga e para, për një shërbim më cilësor për pacientët, së bashku me parkimin e ri multifunksional me 1 mijë e 400 vende.
Si edhe me shërbime të tjera, si salla konferencash apo hapësira trajnimi për mjekët.
Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, që po i tregonte kryeministrit strukturat, u shpreh se pritet që punimet të përfundojnë “brenda shtatorit të vitit të ardhshëm”.
Burimi: botasot.info


