mbeturina te grumbulluara ne cdo cep te kryeqytetit 68d311146cf2e

Mbeturina të grumbulluara në çdo cep të kryeqytetit

September 23, 2025
1 minut lexim

Shkup, 23 shtator – Çairi edhe sot është në krye të listës së komunave me më shumë mbeturina të pa grumbulluara, kontejnerë të stërmbushur dhe deponi të krijuara rreth tyre, shkruan Alsat.

Qytetarët kërkojnë zgjidhje para zgjedhjeve lokale por sipas tyre, shpresat mbeten që pas zgjedhjeve të largohen mbeturinat që me ditë të tëra qëndrojnë pranë banesave apo trotuareve.

“I gjithë Shkupi është i tillë dhe për këtë arsye është fajtore kryetarja e Shkupit, është nën kompetencat e sajë e gjithë kjo. Komenti im është që gjithçka ka shkuar në humnerë, çfarë të them, nuk janë vetëm mbeturinat por edhe shumë gjëra tjera duhet të rregullohen”, tha një qytetar.

“Tmerr është, nga Petroveci erdha këtu dhe askund nuk janë grumbulluar mbeturinat, atë e shoh e tjetër nuk di”, u shpreh një qytetar.

”Unë kam qenë i punësuar në Higjienën Komunale dhe kjo asnjëherë nuk është parë. Ne çdoherë mbanim llogari, mendoj se kjo është e tepruar dhe është mëkat për qytetarët”, u shpreh një qytetar.

Ndërkohë nga Higjiena Komunale, thonë se aktivitetet po zhvillohen në përputhje me dinamikën e parashikuar dhe se për shkak të sasisë së shtuar të mbeturinave ndodh që të ketë vonesa në grumbullim.

“Në periudhën e fundit, Ndërmarrja Publike Higjiena Komunale-Shkup është përballur me sasi jashtëzakonisht të shtuara të mbeturinave komunale, mbetje të rënda dhe të ndërtimit të hedhura si në kontejnerë ashtu edhe afër tyre, në zona publike dhe të trafikut. Për këto arsye, mund të ndodhë që të ketë vonesa në mbledhjen dhe transportimin e mbeturinave në vende të caktuara”, thonë nga NP “Higjiena Komunale” Shkup. /Alsat.mk

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bilall kasami priti delegacionin e osbe odihr thekson perkushtimin per zgjedhje te lira dhe te ndershme 68d30a6c9ef74
Lajmi i mëparshëm

Bilall Kasami priti delegacionin e OSBE-ODIHR, thekson përkushtimin për zgjedhje të lira dhe të ndershme

blerim islami e ardhmja e dollnenit eshte ne duar te sigurta 68d311b763b08
Lajmi i radhës

Blerim Islami: E ardhmja e Dollnenit është në duar të sigurta

Të fundit nga

ShkoLartë