mbeturina ne shkup qeveri urdheron kontroll te jashtezakonshem 68f78a940f359

Mbeturina në Shkup, Qeveri urdhëron kontroll të jashtëzakonshëm

October 21, 2025
1 minut lexim

Shkup, 21 tetor – Në lidhje me problemin e mbledhjes dhe transportimit të mbeturinave komunale në territorin e Qytetit të Shkupit, Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi konkluzat e mëposhtme: Obligohet Inspektorati Shtetëror Komunal, Inspektorati Shtetëror për Mjedisin Jetësor, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dhe Instituti i Shëndetit Publik, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, sipas kompetencave të tyre ligjore, që menjëherë të fillojnë mbikëqyrje të koordinuar inspektuese të jashtëzakonshme në territorin e Qytetit të Shkupit, me qëllim të konstatimit të situatës me mbeturinat komunale dhe lloje të tjera të mbeturinave dhe ndërmarrjen e masave dhe veprimeve të përshtatshme.

Gjithashtu, obligohet edhe Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, ndërsa u bën thirrje sektorit të inspektoratit të Qytetit të Shkupit, që të veprojnë sipas kompetencave ligjore dhe të shqyrtojnë punën e NP Higjiena Komunale-Shkup dhe të kryetarit të Qytetit të Shkupit lidhur me mosmbledhjen e mbeturinave komunale, e cila shkakton rrezik për shëndetin e njerëzve.

Situata është alarmante dhe megjithëse kompetenca është e Qytetit të Shkupit, për shkak të mosveprimit të vazhdueshëm, i bëjmë thirrje institucioneve të veprojnë menjëherë sipas konkluzave të Qeverisë.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen vizita dere me dere per fitoren ne tetove 68f78373a60bf
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Vizita derë më derë për fitoren në Tetovë

mbeturina ne shkup qeveria urdheron kontroll te jashtezakonshem 68f78b320a4de
Lajmi i radhës

Mbeturina në Shkup, Qeveria urdhëron kontroll të jashtëzakonshëm

Të fundit nga

ShkoLartë