mbeshtetje financiare per konsumatoret e cenueshem ministria e energjetikes publikoi listen e aplikanteve te aprovuar per vitin 2025 685ea3360e4e2

Mbështetje financiare për konsumatorët e cenueshëm– Ministria e Energjetikës publikoi listën e aplikantëve të aprovuar për vitin 2025

June 27, 2025
1 minut lexim

Shkup, 27 qershor – Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale ka përfunduar verifikimin e të gjitha kërkesave hyrëse të paraqitura në kuadër të Shpalljes Publike për dhënien e mbështetjes financiare për personat që i përkasin kategorisë së konsumatorëve të cenueshëm të energjisë për vitin 2025.
Procedura e verifikimit u krye në bazë të Memorandumeve të bashkëpunimit të nënshkruar me Drejtorinë e të ardhurave publike dhe Ministrinë e politikës sociale, demografisë dhe rinisë, të cilat mundësuan verifikim të saktë dhe efektiv të të dhënave të dorëzuara.
Në web-faqen e Ministrisë https://energy.gov.mk ështe publikuar lista e të gjithë aplikantëve të aprovuar-Njoftimi për publikimin e listës së marrësve të mbështetjes financiare për konsumatorët vulnerabël të energjisë për vitin 2025.
Sipas rezultateve: • 313 familje me një ose më shumë fëmijë me aftësi të kufizuara do të marrin mbështetje
mujore prej 1,000 denarë, duke filluar nga marsi 2025.
• 94 familje kujdestare kanë gjithashtu të drejtë për mbështetje financiare. Mbështetja paguhet në formën e uljes së faturës mujore të energjisë elektrike, për një periudhë prej 12 muajsh, e llogaritur nga data e aplikimit.
Për këtë qëllim, Ministria do të ndajë rreth 5 milionë denarë nga Buxheti i vitit 2025, si mbështetje direkte për ata që kanë më shumë nevojë.
Përveç kësaj, Ministria tashmë ka dorëzuar një propozim në Qeveri për një program të ri që parasheh zgjerimin e mbulimit të kategorive të cenueshme të qytetarëve, i cili do të lejojë edhe më shumë familje të marrin mbështetje në vitin 2025.
Shpallja publike pritet të shpallet së shpejti.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=247&loc=https%3A%2F%2Ftetovasot.com%2F2025%2F06%2Fmbeshtetje financiare per konsumatoret e cenueshem ministria e energjetikes publikoi listen e aplikanteve te aprovuar per vitin 2025%2F&referer=https%3A%2F%2Ftetovasothttps://energy.gov.mk/mk-MK/odnosi-so-javnost/soopstenija/izvestuvanje-za-objavuvanje-na-spisok-na-dobitnici-na-finansiska-poddrska-za-ranlivi-potrosuvaci-na-energija-za-2025-godina

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

galaxy unpacked korrik 2025 pervoja ultra gati per tu shpalosur 685ea1ce2c460
Lajmi i mëparshëm

Galaxy Unpacked korrik 2025: Përvoja Ultra gati për t’u shpalosur

ibrahimi mashtrimi i madh i regjistrimit 2021 kush e zhduku mergaten shqiptare nga numrat 685ea49f0ae91
Lajmi i radhës

Ibrahimi: Mashtrimi i madh i regjistrimit 2021, kush e zhduku mërgatën shqiptare nga numrat?

Të fundit nga

ShkoLartë