mbeshtetja e joe dioguardit per kosoven alickaj zbulon detaje nga takimi me kurtin jep mesazhin e forte 68bddf617acd8

Mbështetja e Joe DioGuardit për Kosovën/ Aliçkaj zbulon detaje nga takimi me Kurtin – jep mesazhin e fortë

September 7, 2025
min lexim

Veprimtari i njohur i çështjes kombëtare shqiptare në SHBA, Agim Aliçkaj, u prit nga Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe këshilltarja e tij, Fëllanza Podrimja. Në emër të liderëve legjendarë të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi, si dhe Bordit të Ligës, Aliçkaj përcolli përshëndetjet më të përzemërta dhe mbështetjen e parezervë për ndërtimin dhe forcimin e shtetit të Kosovës.

Takimi, i cili u zhvillua në një kohë vendimtare për zhvillimet politike në vend, u karakterizua nga një diskutim i hapur mbi sfidat e brendshme dhe presionet e jashtme me të cilat po përballet Republika e Kosovës.

Aliçkaj ndau informacione rreth situatës aktuale politike në SHBA, aktivitetit të Ligës në Washington dhe bashkëpunimit të mërgatës me institucionet e Kosovës.

Image

Pamje nga takimi

“Po na dhembin zemrat për Kosovën,” u shpreh ai me emocione të thella, duke përfaqësuar edhe mijëra bashkatdhetarë në Amerikë që, ndonëse larg në kilometra, janë afër me zemër e mendje me vendin e tyre të origjinës.

Në këtë vizitë u takuan shkurt edhe me Ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, duke shprehur respekt dhe mirënjohje për punën dhe përkushtimin e tij në mbrojtje të vendit.

Image

Veprimtari Aliçkaj takohet edhe me Ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ndër temat me rëndësi që u diskutuan ishte edhe ideja e ngritjes së një obelisku për 1432 fëmijët e vrarë nga forcat serbe gjatë luftës, pranë Aeroportit të Prishtinës – një nismë që bart peshën e kujtesës kolektive dhe dhimbjes kombëtare, propozuar nga luftëtari i lirisë, Dr. Nusret Pllana.

U trajtuan gjithashtu temat e përkrahjes për Luginën e Preshevës dhe lëvizjes patriotike shqiptare në trevën e Sanxhakut, nisma të nisura nga aktivistja Amina Nuraj – dëshmi se çështja shqiptare nuk është çështje e mbyllur, por ende kërkon angazhim, përkushtim dhe unitet.

Aliçkaj nuk ngurroi të shprehë shqetësimet për krizën aktuale politike, duke kritikuar ashpër deputetët që, sipas tij, kanë vënë interesat personale mbi interesat e shtetit dhe popullit. Ai ngriti pyetje të drejtpërdrejta, që janë në mendjen e shumë qytetarëve:

“Po na dhembin zemrat për Kosovën. Çka po ndodhë kështu?! A kanë mendje dhe fytyrë këta deputetë? Si është e mundur ta bllokojnë veten, vendin e tyre të punës dhe të jetës, për inate dhe interesa tjera? Si është e mundur të sulmohet shteti për ta marrë pushtetin? Si është e mundur që liria dhe pavarësia e fituar me gjak dhe rezistencë shekullore të rrezikohet nga vetë shqiptarët?!

Si është e mundur që “Lista srpska”, një organizatë me lidhje të dëshmuara terroriste, armike e përbetuar e popullit shqiptar dhe shtetit të Kosovës, të lejohet të marrë pjesë në jetën demokratike në mënyrë selektive, sipas dëshirës, për të vetmin qëllim, shkatërrimin e shtetit?”, është shprehur ai

Në këtë kontekst, vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese në favor të “Listës Serbe” u cilësua si antikushtetues dhe antishtetëror – një hap që, sipas tij, rrezikon sigurinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

“A do të lejonte Amerika një parti të financuar  dhe të trajnuar nga Venezuela ose Irani të regjistrohej dhe të vepronte lirisht në Amerikë? Jo, jo, kurrë jo”, ishte mesazhi i qartë i Aliçkajt.

Në përmbyllje, u theksua se në këtë situatë delikate, figura si Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani dhe ish-kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca përfaqësojnë shpresën e vetme për mbrojtjen e shtetit, demokracisë dhe të ardhmes së Kosovës. Ata duhet të qëndrojnë të palëkundur përballë sfidave dhe të ruajnë unitetin përballë presioneve të brendshme dhe të jashtme.

 “Zgjedhjet e jashtëzakonshme mbeten e vetmja rrugë e drejtë dhe e sigurt përpara për Dardaninë tonë heroike,” u tha në këtë takim domethënës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

selektori i suedise tregon arsyen pse nuk e ftoi besfort zenelin 68bddf544fd7a
Lajmi i mëparshëm

Selektori i Suedisë tregon arsyen pse nuk e ftoi Besfort Zenelin

pas hetimit nga spak rikthehet ne pune por i diskriminuar bashkia patosit e izolon dhe e ul ne detyre 68bde003ebf1a
Lajmi i radhës

Pas hetimit nga SPAK rikthehet në punë, por i diskriminuar/ Bashkia Patosit e izolon dhe e ul në detyrë

Të fundit nga

Simon Cowell tregon planet e martesës

Simon Cowell ka zbuluar së fundmi se lutet çdo natë që nga momenti kur ka gjetur besimin te Zoti. Gjithashtu ai ka folur për dietën e tij strikte me vetëm 1 mijë
ShkoLartë