mbesa e sulmoi fizikisht gjyshen me sende te mprehta ne kumanove 6a5e10d0586ee

Mbesa e sulmoi fizikisht gjyshen me sende të mprehta në Kumanovë

July 20, 2026
1 minut lexim
752596963 1552985579873739 7401276317193798531 n

Sa më shumë rritet shkalla e varfërisë në një shoqëri të caktuar, aq më shumë shtohen rastet e dhunës famijare dhe në përgjithësi në shoqëri. Një dukuri e tillë, tanimë disa vite me radhe po manifestohet në qytetin e Kumanovës, por edhe më gjerë.
Një rast i tillë, jo i zakontë, ditë më parë ka ndodhur në Kumanovë, kur mbesa 13 vjeçe e ka sulmuar me sende të mprehta gjyshen e sajë, duke i shkaktuar lëndime të rënda, transmeton portali “Kumanova Sot”, njoftimin e Sektorit per Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë.
Gruaja 72 vjeçe, këtë rast e ka paraqitur në Policinë e Kumanovës (Sektorin për Punë të Brendshme –SPB), ndërsa organi kompetent me këtë rast ka njoftuar se “me datën 18.07.2026 në ora 21:30, një grua e shtyer në moshë nga Kumanova, ka denoncuar se ka qenë e sulmuar fizikisht në shtëpinë e saj nga mbesa 13-vjeçe”.
Sipas paraqitjes së gjyshes 72-vjece, mbesa e ka sulmuar me sende të mprehta, por “edhe anëtarët tjerë të familjes”.
Policia e Kumanovës, nga ana tjetër, ka bërë të ditur se është duke i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ligjore për ndricimin e sa më shpejtë të rastit, kurse pas dokumentimit të plotë, do t’i dorëzohet gjyqit për procesuim të mëtejshëm.

Portali “KumanovaSot”

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kush nga familja lipa rikthehet ne sunny hill 6a5e0cdc287fc
Lajmi i mëparshëm

Kush nga familja Lipa rikthehet në Sunny Hill?

bajqinovci me mesazh te prere ata qe braktisen institucionet me urdher te serbise sduhet te rikthehen 6a5e2758b1374
Lajmi i radhës

Bajqinovci me mesazh të prerë: Ata që braktisën institucionet me urdhër të Serbisë s’duhet të rikthehen

Të fundit nga

SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur një valë të re sulmesh ndaj Iranit, duke synuar, sipas Komandës Qendrore Amerikane (CENTCOM), degradimin e kapaciteteve ushtarake iraniane që përdoren për sulme ndaj anijeve
ShkoLartë