mberriti ne aeroport por u ndje keq humb jeten ne spital 49 vjecarja filipineze 6a9e890f86f4c

Mbërriti në aeroport, por u ndje keq, humb jetën në spital 49-vjeçarja filipineze

September 7, 2026
1 minut lexim

Një 49-vjeçare me origjinë filipineze ka ndërruar jetë në spital, pasi ishte ndjerë keq menjëherë pas mbërritjes në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas.

Sipas Policisë, 49-vjeçarja kishte mbërritur në Shqipëri më 4 shtator dhe, pasi nuk ishte ndjerë mirë në aeroport, kishte marrë ndihmën e parë nga stafi mjekësor.

“Tiranë/ Më datë 05.09.2026, në spital ka ndërruar jetë një shtetase filipineze, 49 vjeçe, e cila më datë 04.09.2026 kishte mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza” Rinas, ku nuk është ndjerë mirë.

Pasi ka marrë ndihmën e parë nga stafi mjekësor pranë Aeroportit, është transportuar me autoambulancë në QSUT, për ndihmë më të specializuar. Punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit“, thuhet në njoftimin e policisë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

prokuroria e mitrovices mbledh institucionet per luftimin e trafikimit me qenie njerezore 6a9e889fec4a7
Lajmi i mëparshëm

Prokuroria e Mitrovicës mbledh institucionet për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore

musk uron afd ne pas fitores kryeministri polak vetem idiotet dhe tradhtaret gezohen 6a9e89722ff2d
Lajmi i radhës

Musk uron AfD-në pas fitores, kryeministri polak: Vetëm idiotët dhe tradhtarët gëzohen

Të fundit nga

ShkoLartë