mberrin 2026 festohet viti i ri ne ishullin e vogel ne paqesor 69552e87b38e1

Mbërrin 2026! Festohet Viti i Ri në ishullin e vogël në Paqësor

December 31, 2025
1 minut lexim

Ishulli i vogël i Kiritimati, u bë vendi i parë në Tokë që priti Vitin e Ri 2026. Ishulli është pjesë e shtetit të Kiribatit, që ndodhet ne Oqeanin Paqësor. Mikroshteti përbëhet nga disa ishuj të vegjël që ndodhen në jug të Havait dhe në verilindje të Australisë.



Kiribati shpalli pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 1979. Sot shumë prej ishujve, që janë të pabanuar, janë në rrezik zhdukjeje, nga rritja e nivelit të detit.

Arkipelagu ka një popullsi prej rreth 116 mijë banorësh. Edhe pse ndodhet shumë pranë Havait, Kiribati e feston Vitin e Ri thuajse një ditë më përpara se shteti amerikan.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

begaj uron shqiptaret per vitin e ri familja i jep force shoqerise sone 69552d5231415
Lajmi i mëparshëm

Begaj uron shqiptarët për Vitin e Ri: Familja i jep forcë shoqërisë sonë

viti 2025 mbi 2 mije vjedhje te renda ne gjithe kosoven dhjetera grabitje 69552f6e374ae
Lajmi i radhës

Viti 2025: Mbi 2 mijë vjedhje të rënda në gjithë Kosovën, dhjetëra grabitje

Të fundit nga

ShkoLartë