mbante mbi 55 kg kanabis ne makine 68 vjecari shqiptar arrestohet sapo hyn ne kufirin grek 6a5b84d00e69f

Mbante mbi 55 kg kanabis në makinë, 68-vjeçari shqiptar arrestohet sapo hyn në kufirin grek

July 18, 2026
1 minut lexim

Pas një operacioni të organizuar dhe të koordinuar nga oficerët e policisë të Departamentit të Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimeve në Follorinë, një shqiptar 68-vjeçar u arrestua mëngjesin e djeshëm në një zonë të Follorinës, për trafikim të një sasie të madhe lëndësh narkotike.

Më hollësisht, në kuadër të veprimeve të synuara për të luftuar importin dhe trafikimin e drogës në vend dhe pas përdorimit të duhur të informacionit, mëngjesin e djeshëm oficerët e policisë lokalizuan një makinë private, të drejtuar nga një burrë 68-vjeçar.

Gjatë një kontrolli u konstatua se ajo mbante 2 çanta udhëtimi dhe 1 thes që përmbante gjithsej 50 pako me marijuanë, me një peshë totale bruto prej 55 kg e 422 gramë. U sekuestruan gjithashtu edhe 3 telefona celularë.

Kohët e fundit ka një riaktivizim të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Greqi. Policia greke ka kapur në 11 muajt e fundit mbi 1.2 ton marijuanë në Igumenicë, Janinë, Kostur, Follorinë e Selaniku.

Rastet më të shumta kanë qenë ato të trafikut nga Saranda në Igumenicë, ku pothuaj gjysma e sasisë së kapur në zonat e Greqisë është trafikuar nga kjo linjë. Madje në një rast në Igumenicë është kapur edhe një skaf i ngarkuar me drogë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

margetiq zvonko veselinoviq dhe kompania e tij punojne ne projektet e dodikut pastron parate 6a5b8456b2248
Lajmi i mëparshëm

​Margetiq: Zvonko Veselinoviq dhe kompania e tij punojnë në projektet e Dodikut, pastron paratë

europa perballet me mot ekstrem temperaturat pritet te arrijne 44 grade ne spanje 6a5b853182bcf
Lajmi i radhës

Europa përballet me mot ekstrem, temperaturat pritet të arrijnë 44 gradë në Spanjë

Të fundit nga

ShkoLartë