mbahet seanca gjyqesore per rastin banjska 687dd28f78c2a

Mbahet seanca gjyqësore për rastin “Banjska”

July 21, 2025
1 minut lexim

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot do të mbahet seanca gjyqësore e radhës për rastin “Banjska”. Seanca do të mbahet ndaj të akuzuarëve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Seanca e fundit gjyqësore për rastin “Banjska” ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, nuk u zhvillua wepër shkak se nuk ka pasur kushte për mbajtjen e saj. Ishte planifikuar të dëgjohej një dëshmitar i propozuar nga Prokuroria, mirëpo se i njëjti nuk ka pasur mundësi të jetë i pranishëm në këtë seancë. 

Ndryshe Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, nga 45 të akuzuarit sa janë gjithsej për këtë sulm terrorist në krye me kriminelin Milan Radojiçiq, akuzohen për kryerje të veprave terroriste, sulm në të cilin u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Përveç tre të akuzuarve që janë duke u gjykuar nga drejtësia kosovare, 42 të akuzuar, përfshirë edhe Milan Radojiçiqin, që e pranoi publikisht se udhëhoqi sulmin në Banjskë, janë në arrati.

Më 11 shtator të 2024, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 45 personave në krye me kriminelin Milan Radoiiciq, të cilët akuzohen për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të tjera të rënda penale.

Autoritetet e Kosovës kanë kërkuar ekstradimin e përgjegjësit të grupit terrorist, Milan Radoiçiq dhe të akuzuarit tjerë për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, mirëpo një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Sencat përveç sot, mbahen edhe 22 dhe 24 korrik për vazhdimin e gjykimit në këtë rast.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarri masiv ne devoll flaket perhapen me shpejtesi drejt kapshtices ekipet zjarrfikese nga korca maliqi e pusteci ne gatishmeri 687dd2166ac9c
Lajmi i mëparshëm

Zjarri masiv në Devoll, flakët përhapen me shpejtësi drejt Kapshticës – ekipet zjarrfikëse nga Korça, Maliqi e Pusteci në gatishmëri

e bera per ish gruan dhe femijet rrefimi trondites i vrasesit te profesorit te berkeley ne athine 687dd3b9a3fc6
Lajmi i radhës

“E bëra për ish-gruan dhe fëmijët”- Rrëfimi tronditës i vrasësit të profesorit të Berkeley në Athinë

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë