Maura Higgins ngriti temperaturat në rrjete sociale pasi ndau një seri fotosh joshëse me bikini në “Instagram” të enjten.
Në një nga fotot më mahnitëse, personaliteti irlandez i televizionit, 34 vjeç, tregoi linjat e saj perfekte me një bikini të bardhë në formë trekëndëshi.
Kompleti elegant përbëhej nga një reçipetë minimaliste dhe mbathje me prerje të lartë, ndërsa Maura e plotësoi pamjen e saj pranë pishinës me një kapele “cowboy” blu nga Miu Miu dhe një çantë Guess, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Bota sot”.

Në një tjetër foto provokuese, ish-ylli i “Love Island” ekspozoi barkun e tonifikuar me një bikini të kuq me detaje të bardha me volane.
Dy pjesëshi përfshinte një reçipetë në stil “balconette” dhe mbathje të lidhura anash. Më vonë, Maura u shfaq edhe më sportive, me një bluzë të shkurtër bardh e zi dhe pantallona të shkurtra nga Alo, teksa shijonte një shëtitje nën diell.

Burimi: botasot.info


