Matoshi: Pa marrëveshje politike nuk sigurohen 61 vota – votimi i fshehtë s’e zgjidh krizën

July 4, 2025
1 minut lexim

Pas dështimit të seancës së 41-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, anëtari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Matoshi, ka deklaruar se kriza nuk mund të zgjidhet pa një marrëveshje politike të mirëfilltë, pavarësisht se si vendoset të zhvillohet votimi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Në emisionin “Info Nata”, Matoshi theksoi se vullneti i deputetëve luan rol në zgjidhjen e ngërçit, jo forma e votimit në mënyrë të fshehtë.

“Gjykata Kushtetuese nuk ka dhënë udhëzim recidive të shkruara. Edhe nëse do të thoshte që votimi i fshehtë është i drejtë dhe Kuvendi duhet të vazhdojë me të, prapë nuk do të prodhonte rezultat”, u shpreh Matoshi.

Ai shtoi se dështimet e njëpasnjëshme për ta konstituuar Kuvendin e ri janë pasojë e mungesës së marrëveshjes politike ndërmjet grupeve parlamentare, që do të siguronte shumicën prej 61 votash.

“Gjërat nuk ndodhin rastësisht. Nuk mundesh me i marrë rastësisht 61 vota. Duhet marrëveshje politike në mënyrë që t’i kesh ato vota”, deklaroi Matoshi.

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të zgjedhë kryetarin e tij as në seancën e 41-të.

Ndërkohë, partitë vazhdojnë akuzat e ndërsjella dhe përpjekjet për të interpretuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me formën e votimit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Nikaj arrin akordin me klubin polak

Të fundit nga

Nikaj arrin akordin me klubin polak

Sulmuesi shkodran Ardit Nikaj, me shumë gjasa do të vazhdojë karrierën në futbollin polak. Nga raportimet e fundit bëhet me dije se futbollisti i Skënderbeut ka arritur akordin me klubin e Visla
ShkoLartë