Në një story të publikuar nga Roland Hysi, këngëtari grupit “West Side Family”, shihet një moment nga ambientet e “Big Brother”, ku Mateo shfaqet i bezdisur nga muzika që po luhet në sfond dhe i kërkon “Vëllait të Madh” që ta ndalojë. Por ajo që ka bërë më shumë përshtypje nuk është vetëm reagimi, por edhe kënga që dëgjohet në atë moment.
Në sfond po luhet “Do të vij të dielën”, një nga këngët më të njohura të Ermal Mamaqit dhe të ndjerit Dr. Flori, një këngë që shpesh lidhet me nostalgji, kujtime dhe mesazhe të fshehura emocionale.
Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të nisin aludimet: është kjo thjesht një rastësi apo një “thumb” i qëllimshëm?

Teksti i vendosur në video, “Rastësi apo me qëllim?”, duket se e forcon edhe më shumë këtë dilemë, duke i dhënë postimit një tjetër kuptim dhe duke nxitur reagime të shumta.
Burimi: botasot.info


