mashtrohet gruaja nga tetova pagoi paradhenie prej 8600 eurove per nje shtepi por shitesit e bllokuan ne rrjete sociale 69592a770b772

Mashtrohet gruaja nga Tetova, pagoi paradhënie prej 8,600 eurove për një shtëpi, por “shitësit” e bllokuan në rrjete sociale

January 3, 2026
1 minut lexim

Policia e Tetovës ngriti kallëzime penale kundër katër personave – Sh.F. (54) dhe Z.Z. (48) nga Tetova, M.F. (29) nga Koliçani i Epërm dhe I.A. (54) nga Shemshova, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se kanë kryer një krim mashtrimi në blerjen dhe shitjen e pasurive të paluajtshme.

Sipas informacioneve nga policia, çështja filloi në dhjetor 2024, kur i dyshuari i parë dhe i dyshuari i dytë e mashtruan një grua duke e bindur atë se mund të ndërmjetësonin në blerjen e një shtëpie në Tetovë, e cila dyshohet se ishte në pronësi të të afërmve të tyre. Çmimi i rënë dakord ishte 135,000 euro.

Duke u besuar pretendimeve të tyre, gruaja u pagoi atyre gjithsej 8,600 euro në dy raste.

Mashtrimi u zbulua në mars 2025, kur gruaja viktimë në këtë rast, mësoi se shtëpia në fakt ishte në pronësi të një personi krejtësisht tjetër.

Kur ajo u përpoq ta raportonte rastin në polici, i pandehuri i tretë, I.A., e dekurajoi atë nga ngritja e një kallëzimi.

Më vonë, të dyshuarit kthyen vetëm një pjesë të parave, pra 5,100 euro, ndërsa pjesën tjetër e mbajtën për vete.

Pas kësaj, ata i ndërprenë plotësisht kontaktet me viktimën, e bllokuan atë në rrjetet sociale dhe refuzuan komunikimin e mëtejshëm.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rrahje brutale ne burgun e kumanoves i denuari perfundon pa ndjenja me lendime te renda 695929dc67fb6
Lajmi i mëparshëm

Rrahje brutale në Burgun e Kumanovës – i dënuari përfundon pa ndjenja me lëndime të rënda

ngec reforma zgjedhore bylykbashi ps nuk ka vullnet politik per konsensus 695937c3a686d
Lajmi i radhës

Ngec reforma zgjedhore, Bylykbashi: PS nuk ka vullnet politik për konsensus

Të fundit nga

ShkoLartë