mashtrim me prokure i mori parate nga llogaria e te burgosurit nen hetim avokati arben lena 68ef88833a226

Mashtrim me prokurë, i mori paratë nga llogaria e të burgosurit, nën hetim avokati Arben Lena

October 15, 2025
1 minut lexim

Prokuroria e Korçës po heton avokatin Arben Lena, pasi dyshohet se gjatë periudhës 2020-2022, ka tërhequr shuma parash nga llogaria bankare e një 70-vjeçari, i cili aktualisht është i burgosur në burgun e Shënkollit.

Avokati Lena është denoncuar nga 70-vjeçari, i cili i ka dorëzuar avokatit një prokurë duke i dhënë akses në llogarinë e tij bankare për llogari të çështjes së tij gjyqësore.

Ai ka përfituar nga kjo situatë dhe i ka marrë nga llogaria të burgosurit shuma parash, ndërsa ende nuk dihet se për çfarë vlere bëhet fjalë.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori, për shtetasin A. L., 56 vjeç, me profesion avokat, aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”, pasi dyshohet se gjatë periudhës 2020-2022, ka tërhequr shuma parash nga llogaria bankare e një 70-vjeçari (aktualisht në IEVP Shënkoll), duke përdorur prokurorën që ia ka marrë duke shfrytëzuar besimin dhe gjendjen shëndetësore të tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nderpritet seanca per vrasjen e vellezerve islamaj ne gjykaten e gjakoves 68ef87eab7c1d
Lajmi i mëparshëm

Ndërpritet seanca për vrasjen e vëllezërve Islamaj në Gjykatën e Gjakovës

suedia rinovon strehimoret e kohes se luftes mes tensioneve ne rritje me rusine 68ef88f4974f6
Lajmi i radhës

Suedia rinovon strehimoret e kohës së luftës mes tensioneve në rritje me Rusinë

Të fundit nga

Ndërrimi i motmoteve, pa borë

Gjatë ditës së sotme temperaturat luhateshin nga -8 deri në 1 gradë celsius. Ndërsa ndërrimi i motmoteve këtë herë pritet të vijë pa reshje bore. Kurse temperaturat e ulëta paralajmërojnë ardhjen e

Premtojnë rikthimin e lavdisë

Real Madridi e nis vitin e ri duke ndjekur Barcelonën me katër pikë diferencë, pas një 2025 “të zbehtë” ku u renditën të dytët në La Liga, Superkupën e Spanjës dhe Kupën
ShkoLartë