mash udheheqesia e re vazhdon misionin e agjencise kombetare per zbatimin e programeve evropiane per arsim dhe levizshmeri 689b5661b2b53

MASH: Udhëheqësia e re vazhdon misionin e Agjencisë Kombëtare për Zbatimin e Programeve Evropiane për Arsim dhe Lëvizshmëri

August 12, 2025
1 minut lexim

Shkup, 12 gusht – Agjencia Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmëri ka udhëheqësi të re që do të vazhdojë zbatimin e „Erasmus“ dhe „Korpusit të Solidaritetit Evropian“ në Maqedoni, si dhe disa programeve dhe rrjeteve të tjera evropiane për arsim dhe lëvizshmëri. U.D e drejtoreshës së institucionit është emëruar Ana Mihajllov, e cila vjen nga radhët e të punësuarve dhe ka mbi 15 vjet përvojë në këtë fushë, bëhet e ditur në kumtesën e sotme të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

“Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, prof. dr. Vesna Janevska, në takimin e sotëm me Mihajllov i uroi sukses në realizimin e objektivave programore, duke theksuar se aktivitetet e Agjencisë Kombëtare janë pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme e përpjekjeve të shtetit për integrimin e sistemit arsimor maqedonas në hapësirën arsimore evropiane”, qëndron në kumtesë.

Mihajllov, shtohet në kumtesë, shprehu bindjen se institucioni do të vazhdojë t’i respektojë me përpikëri parimet evropiane të punës gjatë zbatimit të programeve për arsim dhe lëvizshmëri, duke i afruar përfitimet nga këto programe sa më shumë nxënësve, mësimdhënësve, si dhe shoqatave civile dhe faktorëve të tjerë të sistemit arsimor.

“Si autoritet kombëtar, Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon ta ndjekë punën e Agjencisë dhe, përmes komunikimit të rregullt me institucionet dhe organet arsimore dhe shkencore në kuadër të Komisionit Evropian, garanton funksionim të duhur dhe optimal, si dhe përmirësim të vazhdueshëm të kapaciteteve të institucionit”, bëhet e ditur në kumtesën e MASH-it.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

posta e maqedonise se veriut permireson sherbimet me donacion prej 146 kompjuteresh nga halk bank 689b513cf128a
Lajmi i mëparshëm

Posta e Maqedonisë së Veriut përmirëson shërbimet me donacion prej 146 kompjuterësh nga Halk Bank

tirana pervelohet nga temperatura e larte sot termometri shenon 43 grade celsius 689b5fc0e37e4
Lajmi i radhës

Tirana ‘përvëlohet’ nga temperatura e lartë sot, termometri shënon 43 gradë celsius

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë