mash tekste shkollore per te gjithe nxenesit ne fillim te vitit te ri shkollor 68af17b35699a

MASh: Tekste shkollore për të gjithë nxënësit në fillim të vitit të ri shkollor

August 27, 2025
1 minut lexim

Të gjithë nxënësit do të kenë tekste shkollore në fillim të vitit të ri shkollor edhe atë për të gjitha lëndët, sipas planeve mësimore në klasat përkatëse. Për të dytin vit radhazi, shtypja dhe shpërndarja e teksteve shkollore realizohet me kohë, dhe çdo shkollë do ta marrë tirazhin që e ka kërkuar përmes aplikacionit të veçantë elektronik të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Janë siguruar edhe tekste shkollore për gjuhët e huaja, për herë të parë pas shtatë vitesh gjatë të cilave mungonin, ndërsa mësimdhënësit dhe nxënësit janë detyruar të gjejnë vetë literaturë. Tekste të reja shkollore me përmbajtje të avancuar janë gjithashtu në dispozicion për klasën e shtatë të arsimit fillor dhe për vitin e parë në arsimin e mesëm gjimnaz, ku fillon zbatimi i programeve të reja mësimore. Mbi 100 tituj të rinj do të jenë të disponueshëm edhe për nxënësit e shkollave të mesme profesionale.

Përgatitja, botimi dhe shpërndarja e teksteve shkollore ishte sfidë e madhe në të kaluarën. Kjo çështje është zgjidhur në mënyrë sistematike, me Ligjin e ri për Tekstet Shkollore, në përpilimin e të cilit kanë marrë pjesë të gjithë palët e përfshira – përfshirë edhe autorët, recensentët, por edhe të gjitha shtëpitë botuese në vend.

Të gjitha institucionet kompetente, organet dhe trupat që marrin pjesë në procedurën për sigurimin e teksteve shkollore i kanë përmbushur detyrimet e tyre në mënyrë të përpiktë dhe me kohë, për të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpreh mirënjohje dhe bën thirrje që veprimi i përbashkët për të siguruar vazhdimin e arsimimin më të mirë edhe më tej. Tekstet shkollore janë kusht themelor për procesin edukativo-arsimor më cilësor.

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vellau i dy kengetareve te famshem u paraqit ne gjykate akuzohet per sulm seksual 68af139f39728
Lajmi i mëparshëm

Vëllau i dy këngëtarëve të famshëm u paraqit në Gjykatë, akuzohet për sulm seksual

IZET MEXHITI 9
Lajmi i radhës

Mexhiti: Investimi prej 1 milion eurove do të përmirësojë jetën e mbi 2.000 banorëve në Çair

Të fundit nga

ShkoLartë