mash eshte miratuar strategjia e re per arsimin 2026 2032 69c656e398fcf

MASH: Është miratuar Strategjia e re për arsimin 2026–2032

March 27, 2026
1 minut lexim

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se është miratuar Strategjia e re për arsimin 2026–2032 dhe Plani i Veprimit për zbatimin e saj.

Strategjia gjatë muajve të fundit është hartuar përmes një diskutimi të gjerë, me pjesëmarrjen e shumë aktorëve – Delegacioni i BE-së, UNICEF, Banka Botërore, GIZ, UNDP, ETF, Oda Ekonomike, Ambasada e Zvicrës, Byroja për Zhvillimin e Arsimit, Qendra për Zhvillimin e Arsimit Profesional, Qendra Shtetërore e Provimeve, Inspektorati Shtetëror i Arsimit, profesorë universitarë dhe sektori joqeveritar.

Grupi i punës përbëhej nga mbi 100 anëtarë të nominuar nga palët kryesore të interesit; janë organizuar 4 konferenca kombëtare me më shumë se 500 pjesëmarrës, ndërsa nga ekspertët e angazhuar janë zhvilluar konsultime me mbi 5000 të anketuar.

Dokumenti vë theksin në zhvillimin e një programi të ri për arsimin parashkollor, përfshirjen në arsimin fillor dhe të mesëm, zbatimin e formulave të reja për financimin e shkollave, përmirësimin e infrastrukturës, optimizimin e rrjetit shkollor dhe vendosjen e mësimit në një ndërrim, zbatimin e një koncepti të ri të maturës, zhvillimin dhe promovimin e arsimit joformal, si dhe një rregullim të ri ligjor në arsimin e lartë dhe në shkencë.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

trafiku ne maqedoni zhvillohet ne rruge me lageshti ka bore ne disa qafa malore 69c63c1250a93
Lajmi i mëparshëm

Trafiku në Maqedoni zhvillohet në rrugë me lagështi, ka borë në disa qafa malore

si e kontrollon irani ngushticen e hormuzit 69c657430cc0e
Lajmi i radhës

Si e kontrollon Irani Ngushticën e Hormuzit

Të fundit nga

Si e kontrollon Irani Ngushticën e Hormuzit

Ngushtica e Hormuzit ka qenë praktikisht e mbyllur për gati katër javë, duke i futur tregjet globale të naftës në kaos, dhe nuk ka asnjë fund të qartë në horizont. Kërcënimet dhe
ShkoLartë