masat e arrestit me burg jane ekstreme cela ne kuvend arrestimi i avokatit ne elbasan nuk duhet te ndodhte 68ff75ac71c94

“Masat e arrestit me burg janë ekstreme”, Çela në Kuvend: Arrestimi i avokatit në Elbasan? Nuk duhet të ndodhte!

October 27, 2025
1 minut lexim

Për Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela, arrestimi i avokatit Ulian Barjami, nuk duhet të ndodhte. Ndërsa iu përgjigj pyetjeve të deputetëve në seancë plenare, Çela tha se ILD po heton rastin se dhe po presim konkluzionet.

“Rasti ne fjalë mund të jetë reflektim. I kemi kërkuar prokurorëve që masa e arrestit të jetë masa e fundit që kërkohet dhe vlerësimi duhet të jetë shumë i kujdesshëm. Veprat penal i nënshtrohen një kallëzimi, por ne jemi përpjekur që të kemi një ulje të masave ekstreme.

Rasti në fjalë nuk duhet të ndodhte. Por masa e arrestit në burg është ekstreme dhe e pajustifikueshme”, tha Çela.
Ndër të tjera Cela u ndal edhe te masat e sigurisë të kërkuara nga prokurorët.

“Nuk ka rast tjetër të ngjashëm, në dijeninë time nuk ka pasur. Por kam dijeni se ka një hetim edhe nga ILD për këtë rast, ku do dalin konkluzionet përkatëse”, përfundoi kryeprokurori.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sulmoi futbollistet 15 vjecare denohet me 11 muaj burg 43 vjecari nga shkupi 68ff74394d16b
Lajmi i mëparshëm

Sulmoi futbollistët 15-vjeçarë, dënohet me 11 muaj burg 43-vjeçari nga Shkupi

uefa ne dileme per euro 2032 68ff75f35125c
Lajmi i radhës

​UEFA në dilemë për EURO 2032

Të fundit nga

ShkoLartë