masakra ne sallen e koncerteve prane moskes 19 persona denohen me burg per sulmin terrorist qe i mori jeten 149 viktima 69b311abe1972

Masakra në sallën e koncerteve pranë Moskës, 19 persona dënohen me burg për sulmin terrorist që i mori jetën 149 viktima

March 12, 2026
1 minut lexim

Një gjykatë ushtarake në Moskë ka dënuar 19 persona për sulmin terrorist në një sallë koncertesh pranë kryeqytetit rus, ku humbën jetën 149 persona dhe mbi 500 të tjerë u plagosën.

Sipas BBC, katër personat që kryen sulmin dhe 11 bashkëpunëtorë të tyre janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa katër të pandehur të tjerë kanë marrë dënime nga 19 deri në 22 vite burg.

Sulmi ndodhi më 22 mars 2024 në sallën e koncerteve Crocus City Concert Hall në qytetin Krasnogorsk, në periferi të Moskës.

Autorët e armatosur hynë në kompleks gjatë një koncerti rrok dhe hapën zjarr ndaj turmës, përpara se t’i vinin flakën ndërtesës.

Në momentin e sulmit në sallë ndodheshin rreth 6 mijë persona. Flakët përfshinë shpejt ambientet dhe çatia e ndërtesës u shemb. Shumica e viktimave humbën jetën nga plagët me armë zjarri, ndërsa të tjerë nga thithja e tymit.

Katër autorët kryesorë të sulmit janë identifikuar si shtetas të Tajikistan. Ndërkohë, 11 personat e tjerë që morën burgim të përjetshëm u shpallën fajtorë për ndihmë ndaj sulmuesve me para, armë ose lidhje me grupe terroriste.

Përgjegjësinë për sulmin e mori një degë e grupit terrorist Islamic State, e njohur si ISIS-K, e cila publikoi edhe video nga momenti i sulmit. Pamjet, që tregojnë autorët duke qëlluar ndaj turmës brenda sallës, janë verifikuar si autentike nga BBC.

Megjithatë, autoritetet ruse kanë akuzuar vazhdimisht Ukrainë për përfshirje në këtë sulm, akuza që janë mohuar kategorikisht nga Kievi. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar më herët se ishte “plotësisht e parashikueshme” që presidenti rus Vladimir Putin do ta fajësonte Ukrainën për këtë ngjarje.

Procesi gjyqësor është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe nuk është e qartë nëse të dënuarit do të apelojnë vendimin.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

publikohet formacioni i javes 1 8 se finales ne champions league 69b311343fbad
Lajmi i mëparshëm

Publikohet formacioni i javës 1/8 së finales në Champions League

nafta tremb fermeret rritje cmimesh nese situata nuk ndryshon ekspertet priten me pak te mbjella 69b3131445568
Lajmi i radhës

Nafta tremb fermerët/ Rritje çmimesh nëse situata nuk ndryshon, ekspertët: Priten më pak të mbjella

Të fundit nga

ShkoLartë