masakra e recakut hamza fale sakrificave dhe gjakut te deshmoreve ne gezojme lirine 6968b6c3eff81

Masakra e Reçakut, Hamza: Falë sakrificave dhe gjakut të dëshmorëve, ne gëzojmë lirinë

January 15, 2026
1 minut lexim

Në 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut, homazhe te varrezat e dëshmorëve në Shtime ka bërë kreu i PDK-së, Bedri Hamza.

Ai tha se kjo masakrës shënon një prej ngjarjeve që ka kontribuuar në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Po ashtu, Hamza shtoi se falë sakrificës, jetës dhe gjakut të derdhur, sot populli i Kosovës gëzon lirinë.

“Jemi këtu për të shprehur nderime dhe respektin për këtë ngjarje, për këta të rënë që është një prej ngjarjeve që ka kontribuar në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Falënderojmë edhe ambasadorin William Walker që ka dhënë kontributin e tij, e ka bërë publike këtë ngjarje dhe falë sakrificës, jetës dhe gjakut të të gjithë këtyre por edhe ngjarjeve gjithandej Kosovës ne gëzojmë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Gjithmonë do të shprehim respektin deri në përulësi për kontributin dhe veprën e tyre”, tha Hamza.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjysme miliardi kerkesa per bileta per kupen e botes 6968b5b6132f7
Lajmi i mëparshëm

Gjysmë miliardi kërkesa për bileta për Kupën e Botës

japonia goditet nga nje seri termetesh sa ishte magnituda 6968b6d5594c4
Lajmi i radhës

Japonia goditet nga një seri tërmetesh, sa ishte magnituda

Të fundit nga

ShkoLartë