masakra e lushnjes gjykata e larte le ne fuqi denimin me burg perjete per 2 autoret 692032d616343

Masakra e Lushnjës, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burg përjetë për 2 autorët

November 21, 2025
1 minut lexim

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Orges Bilbilit dhe Anterio Kaloshi duke lënë në fuqi burgimin e përjetshëm për masakrën e 2017 në Lushnje.  Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe avokati i të dënuarve Detar Hysi.

“Gjykata e Lartë nuk ka vlerësuar me objektivitet dhe në përputhje me ligjin shkaqet e rekursit të parashtruara nga ana jonë duke i dhënë këtij procesi nuanca privatizimi. Gjykata e Lartë ka cënuar rëndë sigurinë kombëtare, sigurinë e jetës dhe sigurinë e pronës”, tha avokati.

Bilbili dhe Kaloshi dhe Laert Haxhiu që njihet si kreu i grupit akuzohen si autor të masakrës së 2017 në Lushnje ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha dhe të plagosur Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku teksa shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares. Ndërkohë për këtë ngjarje është dënuar përjetë edhe Laert Haxhiu në dy shkallë të gjyqësorit, ndërsa rekursi i mbrojtjes së tij në Gjykatën e Lartë është në pritje për tu shqyrtuar.

Shtetasi Laert Haxhiu, më datë 25.09.2016, ka plagosur me armë zjarri shtetasit Xhulio Shkurtin nipin e Aldo Bares dhe Saimo Xheliu. Lidhur me aktivitetin e këtij grupi kriminal, Artan Tafani një grabitës pike financiare në Astir, pas arrestimit të tij, u bë bashkëpunëtor i drejtësisë duke zbardhur të paktën 6 ngjarje kriminale, ku Laert Haxhiu sipas tij ishte organizator, pjesëmarrës ose porositës deklarime që çuan në goditjen e grupit të Haxhiut.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fillon procedura per mbledhjen e nenshkrimeve per kandidatet e pavarur per kryetare komunash ne gostivar vrapcisht mavrove dhe rostushe dhe qender zhupe 692030de1c34a
Lajmi i mëparshëm

Fillon procedura për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët e pavarur për kryetarë komunash në Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë dhe Rostushe dhe Qendër Zhupë

superliga e basketbollit rikthehet me derbin prishtina trepca 6920333417991
Lajmi i radhës

Superliga e basketbollit rikthehet me derbin Prishtina-Trepça

Të fundit nga

ShkoLartë