masaker ne kampin e te zhvendosurve ne sudan goditet kampi brenda universitetit mbi 60 te vdekur 68eab525942b6

Masakër në kampin e të zhvendosurve në Sudan, goditet kampi brenda universitetit, mbi 60 të vdekur

October 11, 2025
1 minut lexim

Të paktën 60 persona, përfshirë fëmijë, gra dhe të moshuar, janë vrarë në një sulm me dronë në një kamp për të zhvendosurit në Sudan.

Sipas Komitetit të Rezistencës në el-Fasher, sulmi goditi kampin Dar al-Arqam, që ndodhet brenda një universiteti.

Përveç dy sulmeve me dronë, kampi u bombardua edhe me tetë predha artilerie. Spitalet lokale, tashmë të mbingarkuara pas muajsh të tërë rrethimi, nuk kanë më kapacitet për të trajtuar të plagosurit. Mjekët po punojnë në kushte ekstreme, duke ofruar ndihmë në korridore dhe dysheme.

Situata në el-Fasher po përshkallëzohet drejt kolapsit total. Komiteti i Rezistencës deklaroi se ajo ka shkuar përtej katastrofës dhe gjenocidit, ndërsa OKB-ja paralajmëron për krime të mundshme lufte.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, rreth 250,000 civilë janë të bllokuar në qytet, të ekspozuar ndaj urisë, sëmundjeve dhe bombardimeve të përditshme.

Dy ditë më parë, të paktën 13 persona humbën jetën nga bombardimi i një prej spitaleve të fundit funksionale në qytet.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

5000 police nga beogradi per sigurine rikthehet flamuri kuqezi ne stadium gjithcka nga atmosfera para ndeshjes serbi shqiperi 68eab4356df0e
Lajmi i mëparshëm

5000 policë nga Beogradi për sigurinë, rikthehet flamuri kuqezi në stadium/ Gjithçka nga atmosfera para ndeshjes Serbi-Shqipëri

inaugurohet tirana moons ramasa here mblidhen arkitektet shqiperia luan ndeshje 68eab834be810
Lajmi i radhës

Inaugurohet “Tirana Moons”, Rama:Sa herë mblidhen arkitektët, Shqipëria luan ndeshje

Të fundit nga

ShkoLartë